OKB: Luftimi i varfërisë në botë ndër sfidat kryesore për vitin 2030

Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, një "plan shpëtimi global". Guterres vuri në dukje se vetëm 15% e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të miratuara në 2015 ka të ngjarë të arrihen.
Dhënia fund e varfërisë në të gjitha format e saj është një nga 17 synimet e Agjendës 2030 të OKB, për zhvillimin e qëndrueshëm. Synimi i agjendës është "Të sigurojë mobilizimin e burimeve, përfshirë bashkëpunimin që vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara të zbatojnë programe dhe politika për t'i dhënë fund varfërisë në të gjitha dimensionet e saj”.
Varfëria në botë është përgjysmuar që nga viti 2000, megjithatë një ndër dhjetë vetë që jetojnë në vendet në zhvillim ende vazhdon të jetojë me më pak se 1,90 dollarë në ditë.
Synimet e agjendës 2030 janë që të krijohen strategji zhvillimi në nivel kombëtar dhe rajonal që t'u sigurojnë burrave dhe grave të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbime, pronësi dhe kontroll mbi tokën dhe format e tjera të pronësisë, në trashëgimi, në burime natyrore, teknologji të reja të përshtatshme dhe shërbime financiare, duke përfshirë edhe mikrofinancat. Ulja e varfërisë në botë tregon se ky është një sukses që arrihet prej njerëzve. Banka Botërore ka vendosur synime të reja, për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme.
Por varfëria është shumë më tepër se mungesa e të ardhurave dhe e burimeve për të siguruar jetesën. Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria ka të bëjë edhe me aksesin e limituar në edukim dhe shërbime të tjera bazë, lidhet me diskriminimin social dhe mungesën e pjesëmarrjes në vendimmarrje.
Nisma për zhvillimin human të Universitetit Oxford ka përcaktuar në tre sektorë të jetës, që janë shëndeti, edukimi dhe standardi i jetës, dhjetë indikatorë që maten për matjen e varfërisë. Ato janë ushqimi dhe mortaliteti foshnjor, vitet e shkollimit, uji i pijshëm, banesa, kanalizimi, elektriciteti, lënda djegëse për gatim. Kur personi privohet nga 20 deri 30 % e këtyre indikatorëve atëherë ai është i prekur nga varfëria.
Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 me 17 Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm është komplekse dhe jo domosdoshmërish e lehtë për t'u kuptuar. Kjo është edhe arsyeja pse e ka të vështirë të depërtojë tek publiku për ndërgjegjësimin e tij.
E megjithatë fakti që vetë kancelari Olaf Scholz merr pjesë në Nju Jork në Samitin e Qëndrueshmërisë së OKB-së nënvizon se sa e rëndësishme është kjo agjendë për qeverinë gjermane.
- S / SCAN
Sondazh

Dobësohen valutat kryesore – Monedha europiane nuk luhatet
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 99.1 lekë dhe është shitur me 100.1 lekë sipas kursit të......

Forumi i Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit mblidhet në Tiranë. Në fokus, tregu i përbashkët rajonal si një hap drejt Tregut Unik të BE
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se do të organizojë në datë 26 shtator 2023, në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë, në kuadër të Samitit të......

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, me 121 leje. Në fund të listës renditet Fieri me 2%
Gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Nis numërimi i qytetarëve dhe banesave - Kostoja 5.7 euro për banor, 6 javë intensive në çdo skaj të vendit
Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë, pas atij të ndërmarrë në 2011-ën. Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti qendror dhe ai lokal do të kenë......

“Pas censit, bizneset do rishikojnë objektivat” - Preçi: Të mos vonohen të dhënat, publikimet të jenë periodike
Të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave do të ndikojë në rishikimin e objektivave të biznesit”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë për TV SCAN se......

Norvegjia do të dërgojë gaz në Europë për aq kohë sa të jetë e nevojshme!
Norvegjia do të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Europë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke punuar gjithashtu për dekarbonizimin e sistemeve energjetike......

Hungaria sinjalizon vonesa të mëtejshme në aderimin e Suedisë në NATO!
Hungaria nuk është e sigurt se duhet të miratojë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, tha kryetari i parlamentit për televizionin lokal vonë të......

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi!
Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group Holding Ltd i ka thënë presidentit turk Tajip Erdogan se ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në......