Forumi i Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit mblidhet në Tiranë. Në fokus, tregu i përbashkët rajonal si një hap drejt Tregut Unik të BE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se do të organizojë në datë 26 shtator 2023, në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, parashikuar më 16 tetor 2023, në Tiranë.
Forumi me titull “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE” do të mbledhë së bashku Ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.
Ky forum do të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian. Në këtë takim, do të diskutohet mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.
Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së. Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes për qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së nga ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Së bashku me Forumin e Ministrave do të zhvillohet Forumi i Biznesit, me titull “Hyrja në Tregun Unik si një potencial për rritje për Ballkanin Perëndimor”. Ky forum synon të paraqesë arritjet kryesore dhe hapat drejt integrimit në BE, si dhe të theksojë nevojat dhe rekomandimet nga komuniteti i biznesit të Ballkanit Perëndimor për të shfrytëzuar plotësisht potencialet e rritjes së rajonit. Forumi bashkëorganizohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF), së bashku me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Ai u prezantua në 28 gusht 2014 nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Gjermani, Francë, Austri, Kroaci, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.
SCAN
Sondazh

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, me 121 leje. Në fund të listës renditet Fieri me 2%
Gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Nis numërimi i qytetarëve dhe banesave - Kostoja 5.7 euro për banor, 6 javë intensive në çdo skaj të vendit
Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë, pas atij të ndërmarrë në 2011-ën. Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti qendror dhe ai lokal do të kenë......

“Pas censit, bizneset do rishikojnë objektivat” - Preçi: Të mos vonohen të dhënat, publikimet të jenë periodike
Të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave do të ndikojë në rishikimin e objektivave të biznesit”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë për TV SCAN se......

Norvegjia do të dërgojë gaz në Europë për aq kohë sa të jetë e nevojshme!
Norvegjia do të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Europë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke punuar gjithashtu për dekarbonizimin e sistemeve energjetike......

Hungaria sinjalizon vonesa të mëtejshme në aderimin e Suedisë në NATO!
Hungaria nuk është e sigurt se duhet të miratojë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, tha kryetari i parlamentit për televizionin lokal vonë të......

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi!
Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group Holding Ltd i ka thënë presidentit turk Tajip Erdogan se ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në......

Ukraina do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimin e importit të ushqimeve!
Ukraina planifikon të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimin e produkteve bujqësore ukrainase, citoi Politico të ketë thënë përfaqësuesi......

Bie me 3.1 % numri i aksidenteve gjatë tetëmujorit – Gushti shënon rritje me 7.3%
Instat ka publikuar të dhënat e fundit mbi aksidentet rrugore ku sipas raportit ka pasur një rënie me 3.1% Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770......