Bota Postuar më 18 Shtator 2023, 12:10

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi!

Nga SCAN TV
Gjigandi kinez i tregtisë elektronike ka në plan të

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group Holding Ltd i ka thënë presidentit turk Tajip Erdogan se ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi.

Michael Evans, president i Alibaba, i bëri komentet në një takim me Erdoganin, sipas një deklarate nga njësia turke e kompanisë por nuk ka specifikuar se kur do të bëhet investimi.

Evans tha gjithashtu se Alibaba ka investuar 1.4 miliardë dollarë në Turqi përmes njësisë së saj Trendyol, një nga platformat më të njohura të tregtisë elektronike në Turqi, thuhet në deklaratë.

Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Trendyol, presidenti i të cilit Caglayan Cetin u takua gjithashtu me Erdogan, tha se Evans ndau detaje rreth investimeve të reja si një qendër të dhënash dhe një qendër logjistike në Ankara dhe një qendër operacioni eksporti në aeroportin e Stambollit.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat