Çekia në protesta masive kundër politikave pro-perëndimore të qeverisë!

Mijëra mbështetës të një partie opozitare pro-ruse çeke u mblodhën në Pragë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë të vendit, duke kritikuar menaxhimin e saj ekonomik dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Protesta është thirrur nga Lëvizja PRO, e cila nuk përfaqësohet në parlament dhe ka marrë një linjë nacionaliste, pro Moskës dhe antiperëndimore.
Agjencia e lajmeve CTK vlerësoi pjesëmarrjen në rreth 10,000 njerëz, më e vogël se një ngjarje e ngjashme një vit më parë, e cila u zhvillua në kulmin e rritjes së çmimit të energjisë në Europë.
"Ne bëmë një hap tjetër sot për të hequr nga rruga shkëmbin që është qeveria e zotit (Kryeministri Petr) Fiala," tha udhëheqësi i PRO Jindrich Raichl para turmës në sheshin Wenceslas të Pragës.
"Ata janë agjentë të fuqive të huaja, njerëz që përmbushin urdhrat, kukulla të zakonshme. Dhe unë nuk dua më një qeveri kukull," tha Raihl, duke thënë se Republika Çeke duhet të vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n.
Nën qeverinë aktuale, Republika Çeke ka qenë një aleat i ngushtë i Ukrainës, duke dërguar tanke, raketahedhës, helikopterë, predha artilerie dhe materiale të tjera për të ndihmuar forcat ukrainase që luftojnë pushtimin rus.
Raichl përshëndeti politikat nacionaliste të kryeministrit hungarez Viktor Orban si një model dhe bëri thirrje për një aleancë të vendeve të Europës Qendrore për t'iu kundërvënë Brukselit.
Ai shprehu gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, i cili ka miratuar një qëndrim të vendosur anti-perëndimor përpara zgjedhjeve të 30 shtatorit.
Protestuesit kritikuan gjithashtu administrimin e qeverisë ndaj ekonomisë, e cila ka pësuar inflacion dyshifror dhe ka rezultuar nën performancën e homologëve të saj evropianë, me prodhim që nuk është kthyer ende në nivelet e para-COVID.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Programi i Kodimit në Shqipëri – Mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti. Programi......

Mungesa e erës rrit çmimin e energjisë - Tarifat ranë në fillim 2023-shit, por nuk do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm
Mungesa e erës këtë fundjavë bëri që kostot e energjisë të rriten në të gjithë Europën, me çmimet e energjisë elektrike në Gjermani që arritën nivelin më të......

Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë institucionalë - Aktualisht, tregu vlen rreth 1.1 trilionë dollarë
Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën zvicerane të cryptove Taurus për të ofruar shërbime ruajtëse për cryptovalutat e klientëve institucionalë dhe asetet e......

Bota po përballet me mungesë karburanti - Rafineritë nuk mund të sigurojnë rezerva të mjaftueshme
Bota aktualisht po përballet me mungesë karburanti. Sipas një analize të Bloomberg, rafineritë nuk munden të sigurojnë rezerva të mjaftueshme dhe përveç kësaj,......

Këto janë 10 vendet më të mira për përballueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e përgjithshme të jetës!
US News and World Report publikoi së fundmi renditjen e vendeve më të mira në botë bazuar në cilësinë e jetës. Për të renditur 87 vendet e listuara, US News......

Bankat kryesore qendrore, në prag të normave të larta - Lagarde: Beteja e inflacionit nuk ka përfunduar ende!
Bankat qendrore të disa prej ekonomive më të mëdha në botë tani konsiderohen gjerësisht se kanë arritur ose po arrijnë, nivelin më të lartë të normave të......

Salvini dhe Le Pen paraqesin një front të bashkuar përpara zgjedhjeve të BE-së në 2024!
Matteo Salvini i Italisë dhe Marine Le Pen e Francës konfirmuan aleancën e tyre të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm dhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 99.2 lekë dhe shitet me 100.3 lekë duke regjistruar rënie të lehtë të vlerës nga një javë më parë sipas kursit të këmbimit......