Mungesa e erës rrit çmimin e energjisë - Tarifat ranë në fillim 2023-shit, por nuk do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm

Mungesa e erës këtë fundjavë bëri që kostot e energjisë të rriten në të gjithë Europën, me çmimet e energjisë elektrike në Gjermani që arritën nivelin më të lartë në shtatë muaj. Në tregun gjerman, çmimi i një megavatorë energji elektrike arriti në 150 euro, një shifër që nuk është parë që nga mesi i shkurtit. Mbrëmjen e së hënës, çmimi pritet të arrijë në maksimum 524 euro për MWh.
Nga njëra anë dëmet klimatike, nga ana tjetër dëmet ekonomike. Ditët e fundit çmimi i gazit, për herë të tretë brenda një muaji, është rritur ndjeshëm për shkak të grevave në uzinat në Australi. Vendi është një nga eksportuesit kryesorë në Lindjen e Largët - nga Kina në Japoni - dhe ndalimi i transformimit të metanit në gaz natyror të lëngshëm për anijet e transportit shkakton rritje të çmimeve të cilat, në gusht, madje shënuan 20 % rritje.
Realisht, çmimet e gazit kanë vazhduar të ‘rrëshqasin’ që nga gushti, pasi kur duket se marrëveshjet janë më afër nënshkrimit, çmimet zbresin menjëherë. Por kjo nuk ka penguar rritjen e faturave, siç shihet në përditësimin e fundit në të cilin normat u rritën me 2.8%. Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës së papërpunuar po rriten gjithashtu, falë një uljeje prej gati një milion fuçi në ditë të vendosur në korrik nga OPEC, për të rritur çmimet. Në përgjithësi, paqëndrueshmëria e tregjeve të karburanteve fosile, e nxitur edhe nga pasiguritë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, është e destinuar të vazhdojë vitin e ardhshëm. Kjo është tabloja e prezantuar nga Komisioni Europian në “Parashikimin Ekonomik të Verës 2023”.
Ekonomia europiane, nënvizon Brukseli, vazhdon të tregojë njëfarë elasticiteti përballë goditjeve të frikshme që ka pësuar vitet e fundit, por ka humbur vrullin. Megjithëse çmimet e energjisë ranë në fillim të vitit 2023, ato nuk pritet të vazhdojnë të bien në vitin 2024. Nëse ndodh ndonjë gjë, ato do të fillojnë të rriten sërish, të nxitura nga çmimet më të larta të naftës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë institucionalë - Aktualisht, tregu vlen rreth 1.1 trilionë dollarë
Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën zvicerane të cryptove Taurus për të ofruar shërbime ruajtëse për cryptovalutat e klientëve institucionalë dhe asetet e......

Bota po përballet me mungesë karburanti - Rafineritë nuk mund të sigurojnë rezerva të mjaftueshme
Bota aktualisht po përballet me mungesë karburanti. Sipas një analize të Bloomberg, rafineritë nuk munden të sigurojnë rezerva të mjaftueshme dhe përveç kësaj,......

Këto janë 10 vendet më të mira për përballueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e përgjithshme të jetës!
US News and World Report publikoi së fundmi renditjen e vendeve më të mira në botë bazuar në cilësinë e jetës. Për të renditur 87 vendet e listuara, US News......

Bankat kryesore qendrore, në prag të normave të larta - Lagarde: Beteja e inflacionit nuk ka përfunduar ende!
Bankat qendrore të disa prej ekonomive më të mëdha në botë tani konsiderohen gjerësisht se kanë arritur ose po arrijnë, nivelin më të lartë të normave të......

Salvini dhe Le Pen paraqesin një front të bashkuar përpara zgjedhjeve të BE-së në 2024!
Matteo Salvini i Italisë dhe Marine Le Pen e Francës konfirmuan aleancën e tyre të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm dhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 99.2 lekë dhe shitet me 100.3 lekë duke regjistruar rënie të lehtë të vlerës nga një javë më parë sipas kursit të këmbimit......

Erdogan i kërkon Elon Musk të ndërtojë fabrikën e Teslës në Turqi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i kërkoi miliarderit të teknologjisë Elon Musk të ndërtojë një fabrikë të automjeteve elektrike Tesla në Turqi,......

Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave - Penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen
Rreth 7000 punonjës do të trokasin në dyert e shqiptarëve nisur nga dita e sotme për mbledhjen e të dhënave në funksion të Censusit të Popullsisë dhe Banesave......