Europa Postuar më 18 Shtator 2023, 10:55

Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë institucionalë - Aktualisht, tregu vlen rreth 1.1 trilionë dollarë

Nga SCAN TV
Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë

Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën zvicerane të cryptove Taurus për të ofruar shërbime ruajtëse për cryptovalutat e klientëve institucionalë dhe asetet e tokenizuara. Ky partneritet nënkupton se Deutsche Bank, për herë të parë, do të jetë në gjendje të mbajë një numër të kufizuar cryptomonedhash për klientët e saj, si dhe versione të shënjuara të aktiveve tradicionale financiare. Tregtimi i cryptove nuk është në "planet e menjëhershme" të bankës.

Tregjet e cryptove kanë luftuar për t'u rikuperuar nga seria e kolapsit të vitit të kaluar në firmat kryesore, të cilat i lanë investitorët me humbje të mëdha dhe i shtynë ligjvënësit në mbarë botën të bëjnë thirrje për më shumë rregulla. Megjithatë, firma të ndryshme financiare kryesore po flasin për mundësinë e blockchain - teknologjia që qëndron pas cryptomonedhave - për t'u përdorur në tregtimin dhe shlyerjen e aktiveve tradicionale financiare.

Kreu global i shërbimeve të letrave me vlerë të Deutsche Bank, Paul Maley u shpreh se meqenëse hapësira e aseteve dixhitale pritet të përfshijë triliona dollarë aktive, ajo do të shihet si një nga prioritetet për investitorët dhe korporatat.

Tregu i cryptove tashmë vlen rreth 1.1 trilionë dollarë, nga një nivel rekord pak mbi 3 trilionë dollarë në nëntor 2021. Sipas Maley, fokusi nuk është vetëm te cryptovalutat, por tek mbështetja e klientëve në ekosistemin e përgjithshëm të aseteve dixhitale.

Rregullatorët e SHBA-së kanë paralajmëruar bankat të jenë të kujdesshme për rreziqet e likuiditetit nga klientët e lidhur me crypto. Maley tha se Deutsche Bank po vazhdon me kujdes dhe në përputhje me frymën e rregulloreve që përcaktojnë këtë klasë aktivesh. Sipas tij, dizajni i produktit dhe natyra e kujdestarisë për klientët, do të sigurojë që të mos ketë rrezik të kontaminimit të aktiviteteve të tjera të bankës.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Shtator

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.2 lekë dhe shitet me 100.3 lekë duke regjistruar rënie të lehtë të vlerës nga një javë më parë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat