Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2023, 10:05

Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave - Penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

Nga SCAN TV
Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave - Penalitete për ata që

Rreth 7000 punonjës do të trokasin në dyert e shqiptarëve nisur nga dita e sotme për mbledhjen e të dhënave në funksion të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2023, përmes INSTAT.

Censi do të sigurojë një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshijnë aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe shumë të dhëna të tjera, të cilat do të na tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923 dhe falë zhvillimeve teknologjike do të jetë e mundur që të zbatojë plotësisht standardet europiane të zhvillimit të censeve. Kostoja totale parashikohet të shkojë 16.9 milionë euro.

Nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censit të popullsisë parashikohen penalitete, që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.

Të gjithë personat të cilët jetojnë në një familje do të numërohen. Çdo person i moshës 18 vjeç e sipër mund t’i përgjigjet vetë pyetjeve.

Anketuesit do të pyesin mbi informacione personale, arsimin, gjendjen shëndetësore, punësimin dhe elementë të tjerë të jetesës. Gjithashtu, censi përfshin pyetje rreth etnisë, besimit fetar dhe gjuhës. Censi nuk përfshin pyetje rreth gjendjes suaj financiare (të ardhurat, kursimet, etj.) apo preferencave politike, ka bërë me dije ATA.

Anketuesi mban përsipër të hedhë të dhënat në tabletë dhe t’ia dërgojë INSTAT-it elektronikisht. Të dhënat e secilit janë të mbrojtura me ligj dhe kodohen në mënyrë që

informacioni individual të mos identifikohet.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat