Lagarde, orakulli që parashikoi rënien e dollarit - Presidentja e BQE: Po prishet rendi financiar ndërkombëtar

Në fund të muajit të kaluar, bankierë qendrorë nga e gjithë bota u mblodhën në Jackson Hole, Wyoming për takimin vjetor dyditor të Rezervës Federale. Ky kontekst dhe audienca u zgjodh nga Christine Lagarde, presidentja e BQE-së, për të parashikuar “rastësisht” nga podiumi shembjen e rendit financiar ndërkombëtar. Megjithëse paralajmërimi i saj u zbut nga zhargoni i zakonshëm, kuptimi themelor ishte mjaft i qartë dhe dramatik.
Lagarde u shpreh se ekzistojnë skenarë të mundshëm, ku mund të vërehet një ndryshim thelbësor në natyrën e ndërveprimeve ekonomike globale. Supozimet mbi të cilat është bazuar prej kohësh menaxhimi teknokratik i rendit botëror janë duke u shkatërruar. Bota, tha ajo, së shpejti mund të hyjë në një epokë të re ku normalet e vjetra mund të mos jenë më një udhërrëfyes i mirë se si funksionon ekonomia. Për politikëbërësit me një mandat stabiliteti, shtoi ajo, kjo paraqet një sfidë të rëndësishme.
Ekspertët e sektorit shprehen se paralajmërimi nga Jackson Hole nuk ishte hera e parë që Lagarde shprehu publikisht shqetësim për rendin botëror të tregjeve të lira, dominimin e dollarit dhe globalizimin, të cilin ajo ndihmoi të krijohej. Këtë çështje sigurisht e kanë ngritur edhe të tjerë, por ajo e ka folur hapur. Në prill, ajo u bë bankierja e parë qendrore perëndimore që shprehu publikisht shqetësimin për brishtësinë e dollarit, dominimi ndërkombëtar i të cilit sipas saj nuk duhej të merrej më si i mirëqenë. Presidentja e BQE-së paralajmëroi fundin e dollarit dhe parashikoi fundin e ekonomisë globale siç e njohim ne.
Sipas tyre deklaratat e Lagarde ishin të papritura, aq më tepër të bëra nga kreu i një ‘autoriteti të shenjtë monetar’, departamenti i komunikimit të të cilit rrallë ndalet në diçka më emocionuese sesa politikat e bilancit dhe rregullimet e normës së depozitave - një grua, karriera e gjatë dhe nivelet e larta të së cilës karakterizohen nga respekti për rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA. Më shqetësuesja nga të gjitha, sipas tyre, ishte indiferenca në dukje e Lagarde ndaj efektit të deklaratave të saj në rendin ndërkombëtar të lartpërmendur.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Një nga ciklet më të mëdha shtrënguese të 100 viteve të fundit - Banka e Anglisë drejt rritjes përfundimtare të normave!
Banka e Anglisë ka të ngjarë të rrisë normat e interesit edhe një herë këtë javë, ndoshta nxitimi i fundit për një nga ciklet më të mëdha shtrënguese të 100......

BE rrezikon të varet nga Kina për bateritë pas largimit nga energjia ruse
Bashkimi Europian mund të bëhet po aq i varur nga Kina për bateritë litium-jon dhe qelizat e karburantit deri në vitin 2030 sa ishte nga Rusia për energji......

Çekia në protesta masive kundër politikave pro-perëndimore të qeverisë!
Mijëra mbështetës të një partie opozitare pro-ruse çeke u mblodhën në Pragë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë të vendit, duke......

Programi i Kodimit në Shqipëri – Mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti. Programi......

Mungesa e erës rrit çmimin e energjisë - Tarifat ranë në fillim 2023-shit, por nuk do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm
Mungesa e erës këtë fundjavë bëri që kostot e energjisë të rriten në të gjithë Europën, me çmimet e energjisë elektrike në Gjermani që arritën nivelin më të......

Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë institucionalë - Aktualisht, tregu vlen rreth 1.1 trilionë dollarë
Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën zvicerane të cryptove Taurus për të ofruar shërbime ruajtëse për cryptovalutat e klientëve institucionalë dhe asetet e......

Bota po përballet me mungesë karburanti - Rafineritë nuk mund të sigurojnë rezerva të mjaftueshme
Bota aktualisht po përballet me mungesë karburanti. Sipas një analize të Bloomberg, rafineritë nuk munden të sigurojnë rezerva të mjaftueshme dhe përveç kësaj,......

Këto janë 10 vendet më të mira për përballueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e përgjithshme të jetës!
US News and World Report publikoi së fundmi renditjen e vendeve më të mira në botë bazuar në cilësinë e jetës. Për të renditur 87 vendet e listuara, US News......