Bie me 3.1 % numri i aksidenteve gjatë tetëmujorit – Gushti shënon rritje me 7.3%

Instat ka publikuar të dhënat e fundit mbi aksidentet rrugore ku sipas raportit ka pasur një rënie me 3.1%
Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat tregojnë se numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa aksidentet rrugore, në 12.2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gjithsesi, numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5.1 %.
Referuar të dhënave gjatë muajit Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3 %.
Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3 %.
N.Xh / SCAN
Sondazh

"Kërcejnë" pagat në sektorin e shërbimeve - Tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë
Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin mbi statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti paraqiten me......

Lagarde, orakulli që parashikoi rënien e dollarit - Presidentja e BQE: Po prishet rendi financiar ndërkombëtar
Në fund të muajit të kaluar, bankierë qendrorë nga e gjithë bota u mblodhën në Jackson Hole, Wyoming për takimin vjetor dyditor të Rezervës Federale. Ky......

Një nga ciklet më të mëdha shtrënguese të 100 viteve të fundit - Banka e Anglisë drejt rritjes përfundimtare të normave!
Banka e Anglisë ka të ngjarë të rrisë normat e interesit edhe një herë këtë javë, ndoshta nxitimi i fundit për një nga ciklet më të mëdha shtrënguese të 100......

BE rrezikon të varet nga Kina për bateritë pas largimit nga energjia ruse
Bashkimi Europian mund të bëhet po aq i varur nga Kina për bateritë litium-jon dhe qelizat e karburantit deri në vitin 2030 sa ishte nga Rusia për energji......

Çekia në protesta masive kundër politikave pro-perëndimore të qeverisë!
Mijëra mbështetës të një partie opozitare pro-ruse çeke u mblodhën në Pragë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë të vendit, duke......

Programi i Kodimit në Shqipëri – Mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti. Programi......

Mungesa e erës rrit çmimin e energjisë - Tarifat ranë në fillim 2023-shit, por nuk do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm
Mungesa e erës këtë fundjavë bëri që kostot e energjisë të rriten në të gjithë Europën, me çmimet e energjisë elektrike në Gjermani që arritën nivelin më të......

Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë institucionalë - Aktualisht, tregu vlen rreth 1.1 trilionë dollarë
Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën zvicerane të cryptove Taurus për të ofruar shërbime ruajtëse për cryptovalutat e klientëve institucionalë dhe asetet e......