"Kërcejnë" pagat në sektorin e shërbimeve - Tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë
Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin mbi statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti paraqiten me rritje pothuaj në të gjitha indekset, por rritja më e madhe vihet re sidomos në paga. Sipas shifrave rritjen më të madhe e regjistrojnë agjencitë e udhëtimit dhe informacioni e komunikacioni, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga.
Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë, ku më të fundit janë ato të strukturave akomoduese apo hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë .
Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 33.7%, krahasuar me një vit më parë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 16% dhe fondi i pagave me 39.9%, krahasuar me trmeujorin e dytë të vitit të kaluar.
Informacioni dhe Komunikacioni po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni” është rritur me 24.4%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 10.7%. Fondi i pagave është rritur me 43.3% dhe kjo është rritja më e lartë e pagave nga të gjithë sektorët e shërbimeve. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave dhe ai i numrit të të punësuarve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
“Bar-Restorantet” dhe “Hotelet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 24.5% dhe 25.1%. Edhe sektori i tregtisë paraqitet me rritje ku rritjen më të lartë e regjistron te find ii pagave me 27.3%. Të vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, janë indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinerike me 1.3% dhe transport magazinim me -0.6%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Lagarde, orakulli që parashikoi rënien e dollarit - Presidentja e BQE: Po prishet rendi financiar ndërkombëtar
Në fund të muajit të kaluar, bankierë qendrorë nga e gjithë bota u mblodhën në Jackson Hole, Wyoming për takimin vjetor dyditor të Rezervës Federale. Ky......

Një nga ciklet më të mëdha shtrënguese të 100 viteve të fundit - Banka e Anglisë drejt rritjes përfundimtare të normave!
Banka e Anglisë ka të ngjarë të rrisë normat e interesit edhe një herë këtë javë, ndoshta nxitimi i fundit për një nga ciklet më të mëdha shtrënguese të 100......

BE rrezikon të varet nga Kina për bateritë pas largimit nga energjia ruse
Bashkimi Europian mund të bëhet po aq i varur nga Kina për bateritë litium-jon dhe qelizat e karburantit deri në vitin 2030 sa ishte nga Rusia për energji......

Çekia në protesta masive kundër politikave pro-perëndimore të qeverisë!
Mijëra mbështetës të një partie opozitare pro-ruse çeke u mblodhën në Pragë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë të vendit, duke......

Programi i Kodimit në Shqipëri – Mbi 4100 të rinj kanë aplikuar gjatë këtij viti
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë me dije se mbi 4100 të rinj kanë aplikuar në Programin e Kodimit nisur nga janari i këtij viti. Programi......

Mungesa e erës rrit çmimin e energjisë - Tarifat ranë në fillim 2023-shit, por nuk do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm
Mungesa e erës këtë fundjavë bëri që kostot e energjisë të rriten në të gjithë Europën, me çmimet e energjisë elektrike në Gjermani që arritën nivelin më të......

Deutsche Bank “ofron” crypto për klientë institucionalë - Aktualisht, tregu vlen rreth 1.1 trilionë dollarë
Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën zvicerane të cryptove Taurus për të ofruar shërbime ruajtëse për cryptovalutat e klientëve institucionalë dhe asetet e......

Bota po përballet me mungesë karburanti - Rafineritë nuk mund të sigurojnë rezerva të mjaftueshme
Bota aktualisht po përballet me mungesë karburanti. Sipas një analize të Bloomberg, rafineritë nuk munden të sigurojnë rezerva të mjaftueshme dhe përveç kësaj,......