50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, me 121 leje. Në fund të listës renditet Fieri me 2%
Gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në Dibër numërohen 121 leje apo 22% e totalit, në Kukës 16% dhe në Berat 11% e totalit prej 587 lejesh.
Ndërkaq, pjesa tjetër ndahet mes 9 qarqeve, ku në fund renditet Fieri me 2% të lejeve minerare, që ushtrojnë aktivitetin në këtë territor. Por, ndonëse janë të pasura me burime natyrore bashkitë e qarqeve përfitojnë pak nga këto pasuri. Kjo pasi sipas legjislacionit në fuqi vetëm 5% e rentës minerare duhet t’iu transferohet bashkive ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë minerare, ndërkohë që pjesa tjetër shkon në buxhetin e shtetit.
Në fakt, shpesh herë është kërkuar që masa e transfertës të rritet e të shkojë në 25%, sikurse ka qenë shumë vite më parë, ndërkohë që projektligjet janë diskutuar edhe në parlament, por asnjëherë nuk janë finalizuar. Renta minerare është një taksë e cila mbidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore.
Ndërkohë që, sipas legjislacionit në fuqi, vlera e transferuar pranë bashkive ku shfrytëzohen këto burime, ka si qëllim kryerjen e investimeve për komunitetin, duke përmirësuar jetesën e banorëve që jetojnë në këto zona. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financve dhe Eknomisë, në 6-mujorin e parë të këtij viti buxheti i shtetit arkëtoi 1.5 mld lekë nga taksa e rentës minerare në eksport.
Ola Mitre /SCAN

Nis numërimi i qytetarëve dhe banesave - Kostoja 5.7 euro për banor, 6 javë intensive në çdo skaj të vendit
Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë, pas atij të ndërmarrë në 2011-ën. Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti qendror dhe ai lokal do të kenë......

“Pas censit, bizneset do rishikojnë objektivat” - Preçi: Të mos vonohen të dhënat, publikimet të jenë periodike
Të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave do të ndikojë në rishikimin e objektivave të biznesit”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë për TV SCAN se......

Norvegjia do të dërgojë gaz në Europë për aq kohë sa të jetë e nevojshme!
Norvegjia do të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Europë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke punuar gjithashtu për dekarbonizimin e sistemeve energjetike......

Hungaria sinjalizon vonesa të mëtejshme në aderimin e Suedisë në NATO!
Hungaria nuk është e sigurt se duhet të miratojë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, tha kryetari i parlamentit për televizionin lokal vonë të......

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi!
Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group Holding Ltd i ka thënë presidentit turk Tajip Erdogan se ka në plan të investojë 2 miliardë dollarë në......

Ukraina do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimin e importit të ushqimeve!
Ukraina planifikon të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimin e produkteve bujqësore ukrainase, citoi Politico të ketë thënë përfaqësuesi......

Bie me 3.1 % numri i aksidenteve gjatë tetëmujorit – Gushti shënon rritje me 7.3%
Instat ka publikuar të dhënat e fundit mbi aksidentet rrugore ku sipas raportit ka pasur një rënie me 3.1% Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770......

"Kërcejnë" pagat në sektorin e shërbimeve - Tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë
Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin mbi statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti paraqiten me......