Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat

Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin telefonin. Projektligji do të mund të nisë procesin parlamentar në tetor. Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur dhe pas marrjes së drogës, me dënime më të rënda për shkelësit e përsëritur.
Ndalimet për këdo që shpërqendrohet nga celulari gjatë drejtimit të automjetit, projektligji parashikon heqjen e lejes së drejtimit nga 15 ditë deri në dy muaj dhe gjobë deri në 1697 euro. Në rast të përsëritjes së kundërvajtjes, gjoba rritet në 2588 euro, pezullimi i lejes së drejtimit mund të zgjasë deri në tre muaj dhe shtohet një ulje nga 8 deri në 10 pikë. Patenta do të pezullohet gjithashtu për këdo që gjendet duke i dhënë automjetit në krahun e kundërt apo kalimit me semafor të kuq.
Në projektligj parashikohet mundësia e përdorimit të kontrollit në distancë për të gjobitur ata që nuk u japin të drejtë kalimit këmbësorëve dhe çiklistëve, ata që parkojnë në hapësira të rezervuara për transportin publik, policinë, zjarrfikësit, shërbimet emergjente, automjetet elektrike dhe mjetet e ngarkim shkarkimit. Për parkimin në vendet e dedikuara për personat me aftësi të kufizuara gjoba do të jetë nga 330 në 990 euro dhe në korsi autobusësh, nga 165 në 660 euro.
Me propozimin e kryetarëve të bashkive rriten gjobat për shpejtësinë e lejuar, të cilat mund të arrijnë në 1084 euro, me pezullim të patentës nga 15 deri në 30 ditë për këdo që i kalon kufijtë dy herë në vit në qytet.
Kushdo që tashmë është dënuar dhe konstatohet sërish me nivel të alkoolit në gjak nga 0.5 deri në 1.5 do të duhet të respektojë kufirin e ri 0 dhe do të duhet të rinovojë patentën me një ekzaminim të ri mjekësor. Dënimet për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkolit janë rritur me një të tretën dhe shoferit i ndalohet të drejtojë mjetin pa vendosur bllokimin e alkoolit në automjet dhe me shpenzimet e tij, pajisjen që pengon ndezjen e motorit nëse niveli i alkoolit në gjak është më i lartë se zero.
Më shumë mbrojtje për çiklistët. Përveç rritjes së numrit të rrugëve për biçikletat është detyrim që shoferët të mbajnë një distancë prej një metër e gjysmë kur parakalojnë biçikletën. Një lajm i keq, edhe për ata që zotërojnë një skuter: targa, helmeta dhe sigurimi do të jenë të detyrueshëm. Për ata që udhëtojnë pa dokumentet e nevojshme gjoba do të variojë nga 100 deri në 400 euro. Dritat treguese të kthesës dhe frenimit janë gjithashtu të detyrueshme, nëse nuk ndodhin gjoba do të jetë nga 200 deri në 800 euro.
Ngjarjet e fundit e kanë shtyrë ministrin e Transportit, Matteo Salvini, të parashikojë kufizime shtesë. Për drejtuesit e rinj, ndalimi i drejtimit të supermakinave do të rritet nga një në tre vjet, ndërsa të miturit që gjenden në gjendje të dehur, ose të droguar nuk do të mund të marrin patentë deri në moshën 24 vjeç.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Diamantët po shiten më lirë - Shkak, rritja e prodhimit të tyre në laborator
Çmimet e diamantëve natyralë kanë vazhduar të bien këtë vit pasi gurët e çmuar më të përballueshëm të prodhuar në laborator bëhen gjithnjë e më të......

Ministri Mete takohet me Menaxherin e BB për Shqipërinë: Mbështetje për Procesin e Berlinit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas gjatë të cilit vlerësoi......

Kina kërkon të joshë kapitalin jashtë shtetit ndërsa sfidat ekonomike rriten!
Kina do të hapë industrinë e saj financiare dhe do ta bëjë mjedisin e saj të biznesit më miqësor për bizneset e huaja, u tha guvernatori i bankës qendrore të......

“Ari i lëngshëm” kap nivele rekord - Çmimi i vajit të ullirit rritet mbi 100%!
Çmimet e vajit të ullirit u rritën në rekorde të reja, pasi thatësirat e mëdha në vendet kryesore prodhuese zvogëluan furnizimet. Çmimet globale të vajit të......

OKB: Luftimi i varfërisë në botë ndër sfidat kryesore për vitin 2030
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, një "plan shpëtimi global". Guterres vuri në......

Dobësohen valutat kryesore – Monedha europiane nuk luhatet
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 99.1 lekë dhe është shitur me 100.1 lekë sipas kursit të......

Forumi i Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit mblidhet në Tiranë. Në fokus, tregu i përbashkët rajonal si një hap drejt Tregut Unik të BE
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se do të organizojë në datë 26 shtator 2023, në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë, në kuadër të Samitit të......

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, me 121 leje. Në fund të listës renditet Fieri me 2%
Gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......