Abonim mujor për 550 milionë përdorues të X - Musk hedh poshtë akuzat për përhapjen e urrejtjes dhe anti-semitizmit

X, platforma sociale e njohur më parë si Twitter, e kontrolluar prej gati një viti nga manjati Elon Musk, së shpejti do të prezantojë një formë abonimi mujor për rreth 550 milionë përdoruesit e saj. Njoftimi i politikës së re të kompanisë u përqendrua tek një pagesë të vogël mujore për përdorimin e platformës sociale X dhe vlerësimi zyrtar i përdoruesve të tweet-eve erdhi nga vetë Musk, gjatë një bisede me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu mbi inteligjencën artificiale, ant-isemitizmin dhe planet e sipërmarrësit afrikano-jugor për X.
Musk gjithashtu u mbrojt kundër kritikave se ai dhe rrjeti i tij social përhapin gjuhë të urrejtjes dhe antisemitizëm, pasi kërcënoi se do të padiste Lidhjen Anti-Shpifje dhe bëri komente përçmuese për George Soros. Ai u shpreh se është kundër anti-semitizmit dhe se liria e fjalës ndonjëherë do të thotë të thuash diçka që të tjerëve nuk u pëlqen. Por, Musk premtoi se nuk do të promovojë gjuhën e urrejtjes.
Musk gjithashtu i bëri presion kryeministrit izraelit për reformën e tij në drejtësi. Miliarderi tha se u kritikua për takimin me Netanyahun pas reformës dhe demonstratave që ajo shkaktoi. Disa nga demonstruesit - u përgjigj Netanyahu - nuk e dinë se për çfarë po protestojnë dhe ka një përpjekje të përbashkët për t'u siguruar që ata të mos e dinë. Për Netanyahun, takimi kokë më kokë me Musk ishte një mundësi për të promovuar investimet teknologjike në Izrael, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kritikëve që pretendonin se reforma e miratuar në drejtësi do të largonte investitorët. Për Musk, biseda ishte një mundësi për të lehtësuar kritikat e hebrenjve amerikanë, sipas të cilëve nën drejtimin e tij X është bërë një mjet i urrejtjes antisemite.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat
Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin......

Diamantët po shiten më lirë - Shkak, rritja e prodhimit të tyre në laborator
Çmimet e diamantëve natyralë kanë vazhduar të bien këtë vit pasi gurët e çmuar më të përballueshëm të prodhuar në laborator bëhen gjithnjë e më të......

Ministri Mete takohet me Menaxherin e BB për Shqipërinë: Mbështetje për Procesin e Berlinit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas gjatë të cilit vlerësoi......

Kina kërkon të joshë kapitalin jashtë shtetit ndërsa sfidat ekonomike rriten!
Kina do të hapë industrinë e saj financiare dhe do ta bëjë mjedisin e saj të biznesit më miqësor për bizneset e huaja, u tha guvernatori i bankës qendrore të......

“Ari i lëngshëm” kap nivele rekord - Çmimi i vajit të ullirit rritet mbi 100%!
Çmimet e vajit të ullirit u rritën në rekorde të reja, pasi thatësirat e mëdha në vendet kryesore prodhuese zvogëluan furnizimet. Çmimet globale të vajit të......

OKB: Luftimi i varfërisë në botë ndër sfidat kryesore për vitin 2030
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, një "plan shpëtimi global". Guterres vuri në......

Dobësohen valutat kryesore – Monedha europiane nuk luhatet
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 99.1 lekë dhe është shitur me 100.1 lekë sipas kursit të......

Forumi i Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit mblidhet në Tiranë. Në fokus, tregu i përbashkët rajonal si një hap drejt Tregut Unik të BE
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se do të organizojë në datë 26 shtator 2023, në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë, në kuadër të Samitit të......