Zhvlerësimi i euros “gropos” eksportet - Në gusht, rënia rreth 22%. Edhe importet në të njëjtën trajektore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në muajin Gusht kanë regjistruar një rënie të konsiderueshme me plot 22%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, vlera e tyre arriti në 27 miliardë lekë dhe rënia vërehet edhe në terma mujorë me 27.4%, krahasuar me korrikun. Eksportet vijojnë të ‘fundosen’ si pasojë e nënçmimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta të inflacionit thotë “Instituti i Statistikave”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe importet paraqiten më rënie në Gusht. Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 15.0%, në krahasim me një vit më parë dhe me 4.1%, në krahasim me Korrikun e vitit 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 40 mld lekë, duke rënë me 9.5%, krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar dhe duke u rritur me 22.9%, në krahasim me Korrikun e këtij viti.

Edhe në bazë tetëmujorë eksportet praqiten me rënie, krahasuar me tetëmujorin e vitit të kaluar. Eksportet e mallrave arritën vlerën 300 mld lekë, duke pësuar rënie me 8.6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 577 mld lekë, duke u ulur me 5.0%.

Por cilat grupe kanë kontribuar në rënien e eksporteve në vlerë? Përgjatë mujit Gusht të këtij viti , në uljen e eksporteve prej 21.9%, kanë ndikuar kryesisht grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 14.3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 3.8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me 1.3 pikë përqindje. Po ashtu negativisht ndikuan grupet “Ushqime, pije, duhan” me 0.9 pikë dhe “Minerale e lëndë djegëse” me 0.8 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi “Produkte kimike dhe plastike” me 1.1 pikë përqindje.

Një drejtim krejt ndryshe në Gusht të këtij viti kanë patur eksportet në volum. Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’ eksportet kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në peshë, krahasuar më një vit më parë, me rreth 19.7%. Ky ndryshim i atribuohet kryesisht rënies së çmimeve. Nga ana tjetër, importet paraqiten me rënie në volum me 1.3%.

Nëse analizën do ta përqëndrojmë te ndryshimi vjetor në peshë i secilit grup, shohim se rritja më madhe për muajin Gusht vërehet në grupin e hidrokarbureve me 31%, pasuar nga produktet kimike dhe plastike me 29%. Me rritje në volum vërehen edhe materialet e ndërtimit me 3.3%, krahasuar me Gushtin e një viti më parë. Rënien më lartë ndërkohë e kanë regjistruar artikujt prej lëkure me 59%, pasuar nga prodhimi i drurit me 34%.

Në muajin Gusht, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rënien më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gushtin e vitit që lamë pas janë: Italia me 15.5%, Spanja me 64.4% dhe Gjermania me 42.0%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë Kosova me 27.9% dhe Greqia me 32.2%.
Xhorxhina Deda/SCANSondazh

Turizmi “nuk di të përmbahet”! - Konfirmohet rekord i ri në korrik, rreth 1.2 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese
Sërish konfirmohet një rekord i ri në turizëm sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’ mbi strukturat akomoduese. Numri i vizitorëve në korrik të këtij......

Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit - Shkencëtarët francezë: Mund të jenë 46 milionë tonë në juglindje
Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e......

Reuters: Qymyri nga Ukraina e aneksuar nga Rusia po shitet në Turqinë anëtare të NATO-s!
Të paktën 14.3 milionë dollarë qymyr i prodhuar në zonat e Ukrainës të aneksuara nga Rusia është eksportuar në Turqinë anëtare të NATO-s këtë vit, sipas të......

Abonim mujor për 550 milionë përdorues të X - Musk hedh poshtë akuzat për përhapjen e urrejtjes dhe anti-semitizmit
X, platforma sociale e njohur më parë si Twitter, e kontrolluar prej gati një viti nga manjati Elon Musk, së shpejti do të prezantojë një formë abonimi mujor......

Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat
Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin......

Diamantët po shiten më lirë - Shkak, rritja e prodhimit të tyre në laborator
Çmimet e diamantëve natyralë kanë vazhduar të bien këtë vit pasi gurët e çmuar më të përballueshëm të prodhuar në laborator bëhen gjithnjë e më të......

Ministri Mete takohet me Menaxherin e BB për Shqipërinë: Mbështetje për Procesin e Berlinit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas gjatë të cilit vlerësoi......

Kina kërkon të joshë kapitalin jashtë shtetit ndërsa sfidat ekonomike rriten!
Kina do të hapë industrinë e saj financiare dhe do ta bëjë mjedisin e saj të biznesit më miqësor për bizneset e huaja, u tha guvernatori i bankës qendrore të......