Turizmi “nuk di të përmbahet”! - Konfirmohet rekord i ri në korrik, rreth 1.2 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese
Sërish konfirmohet një rekord i ri në turizëm sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’ mbi strukturat akomoduese. Numri i vizitorëve në korrik të këtij viti regjistrohet në 387,230 duke shënuar një rritje prej 39%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët vendas me 45.3% dhe në numër janë rreth 151 mijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, turistët e huaj janë rritur me 35.2% dhe gjithsej janë rreth 237 mijë. Të dhënat edhe për muajin Korrik në mënyrë të përsëritur flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.
Sa i përket rajonit ku janë akomoduar duket se në Korrik rajoni i qendrës ka qenë më i preferuari. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 70.5%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 24.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 48.2%, krahasuar me Korrikun e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 60.9%.
Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin Korrik të vitit 2023 është regjistruar në rreth 1.2 milion, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 410 mijë netë qëndrime nga vizitorë të vendas, dhe 777 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 42.3%. Shifrat vazhdojnë të kofirmojnë rekorde edhe për numrin e netë qëndrimeve Të dhënat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për Korrikun e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Korrik të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 12.8%, Polonia me 8.6%, Italia me 7.3%, Gjermania me 5.2% dhe Maqedonia e Veriut me 2.5%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit - Shkencëtarët francezë: Mund të jenë 46 milionë tonë në juglindje
Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e......

Reuters: Qymyri nga Ukraina e aneksuar nga Rusia po shitet në Turqinë anëtare të NATO-s!
Të paktën 14.3 milionë dollarë qymyr i prodhuar në zonat e Ukrainës të aneksuara nga Rusia është eksportuar në Turqinë anëtare të NATO-s këtë vit, sipas të......

Abonim mujor për 550 milionë përdorues të X - Musk hedh poshtë akuzat për përhapjen e urrejtjes dhe anti-semitizmit
X, platforma sociale e njohur më parë si Twitter, e kontrolluar prej gati një viti nga manjati Elon Musk, së shpejti do të prezantojë një formë abonimi mujor......

Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat
Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin......

Diamantët po shiten më lirë - Shkak, rritja e prodhimit të tyre në laborator
Çmimet e diamantëve natyralë kanë vazhduar të bien këtë vit pasi gurët e çmuar më të përballueshëm të prodhuar në laborator bëhen gjithnjë e më të......

Ministri Mete takohet me Menaxherin e BB për Shqipërinë: Mbështetje për Procesin e Berlinit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas gjatë të cilit vlerësoi......

Kina kërkon të joshë kapitalin jashtë shtetit ndërsa sfidat ekonomike rriten!
Kina do të hapë industrinë e saj financiare dhe do ta bëjë mjedisin e saj të biznesit më miqësor për bizneset e huaja, u tha guvernatori i bankës qendrore të......

“Ari i lëngshëm” kap nivele rekord - Çmimi i vajit të ullirit rritet mbi 100%!
Çmimet e vajit të ullirit u rritën në rekorde të reja, pasi thatësirat e mëdha në vendet kryesore prodhuese zvogëluan furnizimet. Çmimet globale të vajit të......