Gusht, volumi i parave jashtë bankave shënon rekord të ri - Vetëm në 2 muaj sasia e tyre u rrit me rreth 7 miliardë lekë, afërisht 70 milionë euro
Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin gusht. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në muajin gusht sasia e parave jashtë bankave ka arritur një tjetër rekord, duke kaluar vlerën e 410 miliardë lekëve, më e larta e shënuar ndonjëherë. Vetëm në 2 muaj volumi i tyre është rritur me rreth 7 miliardë lekë, apo afërisht 70 milionë euro. Banka e Shqipërisë raporton se në fund të gushtit, sasia e parave në qarkullim ishte 410.6 miliardë lekë, nga 403.7 miliardë lekë në fund të qershorit.
Rritja është shumë më e ndjeshme në raport me vitin e shkuar, kur totali i parave në qarkullim ishte 387,3 miliardë kohor. Në harkun kohor të një viti, volimi i parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankat është shtuar me thuajse 12 miliardë lekë, apo afërisht 120 milionë euro.
Ndërkohë, që rritje ka shënuar edhe totali i aktiveve të sistemit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i aktivieve në fund të muajit gusht rezulton 779.9 miliardë lekë. Rritja e ndjeshme vjen pas një rënie të lehtë në muajin qershor. Nga gushti i vitit të shkuar, kur totali rezultonte 747,8 miliardë lekë, aktivet e sistemit bankar janë shtuar me rreth 30 miliardë lekë, apo afërisht 300 milionë euro.
Një pjesë e mirë e rritjes i detyrohet aktiveve likuide në valutë. Aktive likuide quhen ato aktive që janë ose shndërrohen në para’, në një afat shumë të shkurtër pa ndryshuar, ose duke e ndryshuar në madhësi të papërfillshme koston e tyre fillestare, ku përfshihen kartmonedhat, çeqet, apo depozitat pa afat.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, duke iu referuar treguesit të aktive likuide në valutë ndaj detyrimeve afatshkurtra në valutë në në nivel sektori, konstatohet se ai është rritur gjatë periudhës me 1.5 pikë përqindje, duke u ngjitur në nivelin 28.7% në fund të qershorit 2023. Krahasuar me një vit më parë, treguesi është rritur me 2.7 pikë përqindje.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

“Fenomeni kinez” në importet shqiptare - Këtë vit, morëm 15 miliardë lekë mallra më shumë nga Kina
Zhvillimet e forta në kursin e këmbimit janë shoqëruar nga një çekuilibrim të disa raporteve në tregtinë e jashtme. Me partnerët kryesore tregtarë në Europë si......

Zhvlerësimi i euros “gropos” eksportet - Në gusht, rënia rreth 22%. Edhe importet në të njëjtën trajektore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në muajin Gusht kanë regjistruar një rënie të konsiderueshme me plot 22%, krahasuar me të......

Turizmi “nuk di të përmbahet”! - Konfirmohet rekord i ri në korrik, rreth 1.2 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese
Sërish konfirmohet një rekord i ri në turizëm sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’ mbi strukturat akomoduese. Numri i vizitorëve në korrik të këtij......

Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit - Shkencëtarët francezë: Mund të jenë 46 milionë tonë në juglindje
Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e......

Reuters: Qymyri nga Ukraina e aneksuar nga Rusia po shitet në Turqinë anëtare të NATO-s!
Të paktën 14.3 milionë dollarë qymyr i prodhuar në zonat e Ukrainës të aneksuara nga Rusia është eksportuar në Turqinë anëtare të NATO-s këtë vit, sipas të......

Abonim mujor për 550 milionë përdorues të X - Musk hedh poshtë akuzat për përhapjen e urrejtjes dhe anti-semitizmit
X, platforma sociale e njohur më parë si Twitter, e kontrolluar prej gati një viti nga manjati Elon Musk, së shpejti do të prezantojë një formë abonimi mujor......

Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat
Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin......

Diamantët po shiten më lirë - Shkak, rritja e prodhimit të tyre në laborator
Çmimet e diamantëve natyralë kanë vazhduar të bien këtë vit pasi gurët e çmuar më të përballueshëm të prodhuar në laborator bëhen gjithnjë e më të......