Pse Censi nuk përfshin bujqësinë? - Vitin e ardhshëm nis një tjetër “numërim”. “Dalin në dritë” fermerët

Censi i popullsisë dhe i banesave i cili ka nisur më 18 shtator, nuk do të përfshijë sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Kjo për arsye se INSTAT parashikon që ky të jetë një proces më vete.
Konkretisht, në vitin 2024, pas Censit të popullsisë, parashikohet që të nisë implementimi i Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.
Censi do të kontribuojë gjithashtu në krijimin e regjistrit statistikor të fermave, i cili do të jetë burimi i vrojtimeve me karakter bujqësor në të ardhmen. Aktualisht, INSTAT ka filluar fazën parapërgatitore për realizimin e këtij ushtrimi.
Fillimisht është përgatitur një modul pyetjesh të cilat janë përfshirë në pyetësorin e censit të popullsisë dhe banesave me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do shërbejë kornizë për Censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.
INSTAT parashikon të mbledhë edhe module të veçanta në të gjithë fermat bujqësore që kanë të bëjnë me ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë, pajisjet dhe pemëtarinë.
Ky proces ishte planifikuar që të kryejnë vitin 2022, por për shkak të pandemisë, u shty për vitin e ardhshëm.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gusht, volumi i parave jashtë bankave shënon rekord të ri - Vetëm në 2 muaj sasia e tyre u rrit me rreth 7 miliardë lekë, afërisht 70 milionë euro
Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin gusht. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në muajin gusht......

“Fenomeni kinez” në importet shqiptare - Këtë vit, morëm 15 miliardë lekë mallra më shumë nga Kina
Zhvillimet e forta në kursin e këmbimit janë shoqëruar nga një çekuilibrim të disa raporteve në tregtinë e jashtme. Me partnerët kryesore tregtarë në Europë si......

Zhvlerësimi i euros “gropos” eksportet - Në gusht, rënia rreth 22%. Edhe importet në të njëjtën trajektore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në muajin Gusht kanë regjistruar një rënie të konsiderueshme me plot 22%, krahasuar me të......

Turizmi “nuk di të përmbahet”! - Konfirmohet rekord i ri në korrik, rreth 1.2 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese
Sërish konfirmohet një rekord i ri në turizëm sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’ mbi strukturat akomoduese. Numri i vizitorëve në korrik të këtij......

Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit - Shkencëtarët francezë: Mund të jenë 46 milionë tonë në juglindje
Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e......

Reuters: Qymyri nga Ukraina e aneksuar nga Rusia po shitet në Turqinë anëtare të NATO-s!
Të paktën 14.3 milionë dollarë qymyr i prodhuar në zonat e Ukrainës të aneksuara nga Rusia është eksportuar në Turqinë anëtare të NATO-s këtë vit, sipas të......

Abonim mujor për 550 milionë përdorues të X - Musk hedh poshtë akuzat për përhapjen e urrejtjes dhe anti-semitizmit
X, platforma sociale e njohur më parë si Twitter, e kontrolluar prej gati një viti nga manjati Elon Musk, së shpejti do të prezantojë një formë abonimi mujor......

Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat
Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin......