Spektakli i robotëve në Pekin - Kushdo mund të jetë kirurg për një ditë!

Një shumëllojshmëri produktesh robotike moderne në World Robot Expo 2023 në Pekin po japin një vështrim në perspektivat për teknologjitë e nivelit të lartë në të gjitha fushat, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, argëtimin dhe industrinë, me theksin tek vitaliteti dhe kreativiteti i Kinës në industrinë e robotikës.
Konferenca Botërore e Robotëve 2023 është planifikuar nga data 16 deri më 22 gusht, krahas së cilës po mbahet edhe World Robot Expo 2023. Afro 600 ekspozita me nga 160 ekspozues nga brenda dhe jashtë vendit marrin pjesë, nga të cilat 60 produkte të reja kanë premierën e tyre botërore.
Ngjarja përfshin "Robot+" për herë të parë, duke shfaqur teknologjitë dhe produktet më të fundit në 10 fusha si kujdesi mjekësor dhe shëndetësor, bujqësia dhe prodhimi.
Në zonën e ekspozitës "Robot + Medical", robotët e shfaqur reflektojnë përparimet në teknologjinë robotike vendase. Një nga instrumentet në shfaqje mund të ndihmojë kirurgët me operacione jashtëzakonisht delikate. Duke minimizuar lëvizjet e kirurgëve, pajisja u mundëson atyre të kenë kontroll më të mirë mbi finesën e procedurës, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më të sigurtë.
Vizitorët në vend mund të përjetojnë se si është të jesh një kirurg mjeshtër, duke kryer operacione të tilla si prerja në organe, të simuluara nga petalet e vogla të trëndafilit.
Është ekspozuar gjithashtu zemra e parë artificiale e integruar bionike plotësisht fleksibël në botë, e ndërtuar nga një substancë gome silikoni që është shumë e pajtueshme me trupin e njeriut. Zemra artificiale ilustron me sukses potencialin e madh të robotikës së butë në krijimin e zemrave artificiale duke simuluar procesin e rrjedhjes së gjakut nga një zemër e vërtetë.
Vizitorët mund të gjejnë gjithashtu një barist robotik që shfaq talentet e tij të shkëlqyera të artit të përgatitjes së pijeve në zonën "Robot + Business Community Service". Me ndihmën e sistemit të lokalizimit optik dhe algoritmeve të përmirësuara me IA, mund të drejtohet të përshtatet në mënyrë fleksibël dhe të vizatojë një model të përsosur në formë zemre.
Përveç këtyre robotëve të krijuar për skenarë specifikë, ka gjithashtu një sërë teknologjish dhe pajisjesh në shfaqje, me një gamë të gjerë aplikimesh të mundshme. Një ekspozues solli një robot të butë që duket si trungu i një elefanti që mund të kthehet me shpejtësi, duke thyer perceptimin e zakonshëm të robotëve që lëvizin me vrull në drejtime të kufizuara. Duke zëvendësuar motorin me 24 pajisje pneumatike, kjo makineri imiton më mirë aktivitetin e muskujve dhe rezulton në lëvizje tepër të komplikuara.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Energjia nga era në det të hapur - Objektivat, jo realistë. Zgjerimi kërkon 27 miliardë dollarë investim deri në 2026
Objektivat e qeverive për të rritur instalimet e energjisë së erës në nivel global me pesë herë në vit deri në vitin 2030 janë joreale dhe do të kërkonin 27......

BQE kritikon Italinë për taksën e bankave - Mënyrat dhe arsyetimet konsiderohen shumë të dëmshme
Një letër nga Banka Qendrore Europiane në lidhje me tatimin mbi fitimet shtesë bankare thuhet se po mbërrin në Kryeministri dhe Ministrinë e Ekonomisë në......

Si ndikoi rritja e pagave në skemën e pensioneve? - Analiza e të ardhurave dhe shpenzimeve. Deficiti, ende i lartë
Rritja pagave në sektorin publik, por edhe në sektorin privat për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe fushatës që ndërmori qeveria për të nxitur......

Si do të llogariten kontributet për pagat e larta? - Formula e re, paga maksimale indeksohet në vlerë dhe jo në %
Paga maksimale për efekt kontributesh për punonjësit me paga të larta nuk do të rritet më në përqindje sikurse ka funksionuar deri më tani, por në vlerë, aq sa......

Tirana “kampione” e aksidenteve me makina e dëmshpërblimeve - Sigurimet për frymë, diznivel i fortë i kryeqytetit me qytetet e tjera të mëdha
Siç mund të merret lehtë me mend, Tirana është përgjegjësja kryesore e tregut të sigurimeve në vend, si sa i përket volumit të kontratave ashtu edhe......

Shtrenjtimi i energjisë për furrat e bukës - Rihapet debati/ Shoqata, letër ERE-s: 2 propozime për faturimin e këtyre bizneseve
Teksa në mesin e muajit korrik, Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e OSHEE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që......

Flukset e larta të eurove, depozitat në valutë rriten 15.9% - Banka e Shqipërisë: Depozitat në monedhën europiane u shtuan me 1 miliard euro në 1 vit
Depozitat bankare në valutë kanë vijuar gjatë gjysmës së parë të 2023 tendencën e fortë rritëse duke reflektuar veçanërisht flukset e larta të monedhës së......

Mallrat kineze "pushtojnë" Shqipërinë! - Nga makineritë dhe këpucët, te materialet e ndërtimit. Cilat kryesojnë?
Peshën më të madhe të importeve në Shqipëri e zë Kina, duke pësuar e një rritje të konsiderueshme në 7 muajt e parë të 2023. Duke ju referuar të dhënave nga......