Europa Postuar më 18 Gusht 2023, 10:54

BQE kritikon Italinë për taksën e bankave - Mënyrat dhe arsyetimet konsiderohen shumë të dëmshme

Nga SCAN TV
BQE kritikon Italinë për taksën e bankave - Mënyrat dhe

Një letër nga Banka Qendrore Europiane në lidhje me tatimin mbi fitimet shtesë bankare thuhet se po mbërrin në Kryeministri dhe Ministrinë e Ekonomisë në Itali. Lajmi raportohet nga prestigjozja italiane “Corriere della Sera”, e cila specifikon se është “çështje ditësh, maksimumi disa javë”. Në letër ka ndër të tjera një "censurë të qartë” të dispozitës e cila, sipas idesë së BQE-së, mund të ishte “potencialisht e dëmshme për ekonominë dhe kredinë”.

Kritika ka edhe për metodën e ndjekur nga ekzekutivi i Romës: kundërshtohet mungesa e komunikimit paraprak mes Bankës së Italisë dhe BQE-së, pasi Traktati i BE-së përcakton se BQE-ja duhet të “konsultohet nga autoritetet kombëtare për çdo projektligj” në këto fusha.

Ka qenë kryeministrja italiane Giorgia Meloni ajo që ka marrë përgjegjësinë për këtë dispozitë, por dispozita që përmban projektligji Omnibus, i cili ka hyrë në fuqi më 11 gusht, është i kritikuar edhe brenda mazhorancës. Në mënyrë të veçantë, Forza Italia, me kryetarin e saj Antonio Tajani, ka treguar tashmë disa ndërhyrje të mundshme që mund të kryhen: taksa duhet të jetë e zbritshme dhe natyra e saj si ndërhyrje e njëhershme duhet të konfirmohet. Më tej, shtoi zëvendëskryeministri, “bankat me kapital vendas duhet të përjashtohen nga masa”.

Ai shtoi se është gjithashtu e nevojshme të merren parasysh pasojat indirekte që rrezikojnë të ndjehen në planin afatgjatë në sytë e investitorëve, veçanërisht atyre të huaj. Kjo e fundit në veçanti mund të kushtëzohet nga pasiguria e krijuar rreth sektorit të kredisë kombëtare, dhe jo vetëm, nga nisma të ngjashme të njëhershme të ekzekutivit, siç është nënvizuar mbi të gjitha në shtypin ndërkombëtar. Dhe pikërisht në këtë terren më të fshehtë, aq më tepër sepse është i lidhur me besimin, do të duhet të punohet pas konvertimit të projektligjit Omnibus, përfundoi ai.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat