Mallrat kineze "pushtojnë" Shqipërinë! - Nga makineritë dhe këpucët, te materialet e ndërtimit. Cilat kryesojnë?

Peshën më të madhe të importeve në Shqipëri e zë Kina, duke pësuar e një rritje të konsiderueshme në 7 muajt e parë të 2023. Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, Kina ka arritur në 34.5%, ndërsa e dyta është zvicrra me 79.5% e SHBA në 45.6%.
Ndërsa duke krahasuar me korrikun e 2022, përsëri Kina ka pësuar rritjen më të madhe të importeve duke arritur në 10.1%, Gjermania 6.5% dhe SHBA 28.2%.
Por cilat janë mallrat apo shërbimet që kanë kontribuar në këtë rritje dhe çfarë importohet më së shumti?
Të njëjtat të dhëna nga INSTAT, raportojnë se nga Kina importohet më shumë Makineri, pajisje dhe pjesë ndërtimi, nga ku shifrat arrijnë në 28.713 milionë lekë në korrikun e këtij vit inga 19.283 që ishte korrikun e kaluar.
Grupi i tekstileve dhe këpucëve arrijnë në shifrën e rreth 7 milionë lekëve, dhe grupi i tretë janë materialet e ndërtimit dhe metale ku në korrikun e këtij viti arrijnë shifrën e 7.525 milionë lekëve nga ku korrikun e kaluar ka arritur në 4.667 lekëve.
Parë në vlerë totale, në periudhën Janar-Korrik2022 nga Kina janë importuar 40.593 lekë, ndërsa të njëjtën periudhë në këtë vit ka arritur në 54.593 milionë lekë.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Ku ndodhet turbina me erë më e lartë në botë?!
Kina shpesh llogaritet ndër ndotësit kryesorë globalë, por ajo po studion gjithashtu edhe teknologjitë pioniere për të prodhuar energji të pastër në një......

Ekskluzive Reuters/ Bankat shtetërore të Kinës po shesin dollarë për juan në tregjet e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit!
Bankat kryesore shtetërore të Kinës u panë të zënë me shitjen e dollarëve amerikanë për të blerë juan në tregjet e këmbimit valutor onshore dhe offshore, sipas......

Zhvlerësimi i euros dhe inflacioni “fundosin” eksportet - Bien me 4% gjatë korrikut, ndikuan kryesisht materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet po ‘fundosen’ si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta......

Roboti humanoid që mund të pilotojë në mënyrë të sigurt një aeroplan më mirë se një njeri!
Të dyja, inteligjenca artificiale (AI) dhe robotika kanë bërë përparime të rëndësishme vitet e fundit, që do të thotë se shumica e punëve njerëzore së shpejti......

Suksesi i Vietnamit me automjetet elektrike - Kompania VinFast vlen më shumë se Ford dhe GM
Prodhuesi vietnamez i automjeteve elektrike, ‘VinFast’ aktualisht vlen më shumë se Ford dhe GM pas debutimit në Nasdaq. Aksionet e VinFast u rritën pas......

India importon grurë të lirë nga Rusia - Vendimi për të “qetësuar” çmimet në tregun vendas
India është në bisedime me Rusinë për të importuar grurë me zbritje përballë rritjes së çmimeve globale, në një lëvizje të rrallë për të rritur furnizimet dhe......

“Bastisje” mbi superfitimet e kompanive europiane - Taksa shtesë për energjinë, industritë ushqimore dhe bankat
Tashmë qeveritë europiane synojnë superfitimet e bizneseve europiane që shënuan fitim të paprecedentë në dy vitet e fundit për shkak të krizës energjetike,......

Biden feston fitoren e reformës ekonomike - “Akti i reduktimit të inflacionit është transformues”
Në përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të "Aktit të Reduktimit të Inflacionit", presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, festoi fitoren që......