India importon grurë të lirë nga Rusia - Vendimi për të “qetësuar” çmimet në tregun vendas

India është në bisedime me Rusinë për të importuar grurë me zbritje përballë rritjes së çmimeve globale, në një lëvizje të rrallë për të rritur furnizimet dhe frenuar inflacionin e ushqimeve përpara zgjedhjeve shtetërore vitin e ardhshëm.
Importet do të lejonin Nju Delhin të ndërhynte në mënyrë më efektive në treg për të ulur çmimet e grurit që nxitën inflacionin në nivelin më të lartë 15-mujor në korrik.
“Qeveria po eksploron mundësinë e importeve nëpërmjet tregtisë private dhe marrëveshjeve qeveri me qeveri. Vendimi do të merret me kujdes,” tha një burim zyrtar.
India nuk ka importuar grurë përmes marrëveshjeve diplomatike prej vitesh. Hera e fundit që India importoi një sasi të konsiderueshme gruri ishte në vitin 2017, kur tregtarët privatë blenë 5.3 milionë ton.
Plani i qeverisë për të importuar grurë rus është një nga masat e ofertës që po merret në konsideratë për të ulur çmimet e mallrave kryesore si karburanti dhe drithërat, së bashku me një shtrirje të skemave rurale për të lehtësuar ndikimin e inflacionit tek më të varfërit.
Indisë i nevojiten vetëm 3 deri në 4 milionë ton grurë për të mbuluar mungesën, Nju Delhi mund të konsiderojë importin e 8 deri në 9 milionë ton grurë nga Rusia për të pasur një ndikim shumë më të madh në çmime. Që nga lufta në Ukrainë vitin e kaluar, Rusia është bërë shitësi i dytë më i madh i mallrave në Indi, kryesisht për shkak të blerjeve të naftës me zbritje nga Nju Delhi. India po importon gjithashtu vaj luledielli nga Rusia dhe po paguan në dollarë amerikanë.
"India mund të sigurojë lehtësisht një zbritje prej 25 deri në 40 dollarë për ton nga Rusia. Kjo do të sigurojë që kostoja e grurit të mbetet dukshëm nën çmimet lokale," sipas tregtarëve në Mumbai. Stoqet e grurit në magazinat qeveritare ishin 28.3 milionë tonë më 1 gusht, 20% nën mesataren 10-vjeçare. Vitin e kaluar, India ndaloi eksportet e grurit për shkak të prodhimit më të ulët dhe prodhimi i këtij viti pritet të jetë të paktën 10% më i ulët se vlerësimet e qeverisë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Bastisje” mbi superfitimet e kompanive europiane - Taksa shtesë për energjinë, industritë ushqimore dhe bankat
Tashmë qeveritë europiane synojnë superfitimet e bizneseve europiane që shënuan fitim të paprecedentë në dy vitet e fundit për shkak të krizës energjetike,......

Biden feston fitoren e reformës ekonomike - “Akti i reduktimit të inflacionit është transformues”
Në përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të "Aktit të Reduktimit të Inflacionit", presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, festoi fitoren që......

Kabineti gjerman miraton projektligjin historik për liberalizimin e përdorimit të kanabisit!
Kabineti i Gjermanisë miratoi të mërkurën një projekt-ligj të diskutueshëm novator që do t'i lejojë të rriturit të blejnë dhe posedojnë sasi të vogla kanabisi......

Bjellorusia po përballet me më shumë mbyllje kufijsh perëndimorë ndërsa tensionet rriten!
Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj të kalimit në kufirin me Bjellorusinë mes tensioneve në shtetet baltike dhe Poloninë për praninë e mercenarëve......

26 mijë shkreptima në orë, mijëra pasagjerë të prekur - Moti i keq përfshin edhe Gjermaninë!
Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe. Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra......

Ndryshimi i klimës po ndikon ndjeshëm në turizmin e Europës Juglindore!
Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 95.8......

Krifca: Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë (OIV)
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri me dije se Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa për të mbështetur sektorin e vreshtarisë dhe......