26 mijë shkreptima në orë, mijëra pasagjerë të prekur - Moti i keq përfshin edhe Gjermaninë!

Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe. Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra shkreptima.
Në disa rajone ranë madje deri në 60 litra shi për metër kuadrat. Pasoja: Bodrume të mbushur me ujë, nënkalime nga ku duhej të shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë.
Aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. 70 fluturime të vonuara apo të anuluara, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët.
Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, thuhet nga aeroporti. 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion ndërsa mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, sipas të dhënave.
Meteorologët regjistruan në zonën Rin dhe Main 25.289 shkreptima në një orë. Më të prekur ishin Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera. Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani--Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione.
Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Ndryshimi i klimës po ndikon ndjeshëm në turizmin e Europës Juglindore!
Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 95.8......

Krifca: Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë (OIV)
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri me dije se Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa për të mbështetur sektorin e vreshtarisë dhe......

Në 6 muaj, 320 mln USD për punë publike - Si ka qenë ecuria e shpenzimeve kapitale ndër vite?
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me investime publike të realizuara në masën 25 % në raport me planifikimin. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e......

Sa i kushtoi një vend pune shtetit? - Nga programet e punësimit u integruan në treg 491 punëkërkues
Prej vitesh qeveria ka vendosur fonde në dispozicion për nxitjen e punësimit të cilat përfitohen nga biznese me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Por......

Norma konkurruese, depozitat me afat rriten 11% - Sistemi bankar rrit interesat. Në treg paketa 3% në vit në lek, në euro 2.5%
Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka forcuar tendencën e individëve e bizneseve drejt depozitave me afate të gjata. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së......

9 kompani private në bursën shqiptare të energjisë - Zhvillimet e tregut, shkon në 14 numri i subjekteve të listuar në ALPEX
Teksa zyratisht Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike nisi operimet në datën 11 prill të këtij viti, numri i kompanive private të listuara ka arritur në 9.......

Prani e ulët e investitorëve, bonot pranë minimumit - Interesi mesatar 3.16% këtë javë, bien edhe yieldet e instrumenteve afatgjatë
Normat e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë kanë shënuar nivele shumë të ulëta, fare pranë kufirit prej 3%, të normës bazë të vendosur që në fillim të......