Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2023, 15:24

Në 6 muaj, 320 mln USD për punë publike - Si ka qenë ecuria e shpenzimeve kapitale ndër vite?

Nga SCAN TV
Në 6 muaj, 320 mln USD për punë publike - Si ka qenë ecuria

Gjysma  e parë e vitit është mbyllur me investime publike të realizuara në masën 25 % në raport me planifikimin. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, për periudhën Janar-Qershor 2023, janë disbursuar 30.8 miliardë lekë apo rreth 320 milionë dollarë.

Nëse do të bëjmë një krahasim ndër vite për të njëjtën periudhë, vihen re luhatje në lidhje me shpenzimet e bëra në këtë drejtim.  Megjithatë përjashto vitin 2021 kur investimet publike kanë arritur nivelin më të lartë në 46.7 miliardë lekë, periudhat e tjera qëndrojnë thuajse në të njëjtën linjë. Në 6 mujorin e 2023, vihet re një rritje e lehtë në raport me një vit më parë.

Shpenzimet kapitale të programuara deri në fund të vitit arrijnë vlerën e 124 miliardë lekëve dhe qeveria planifikon që të vijojë të ruajë një nivel të investimeve publike në mbi 5 për qind të PBB edhe në vitet 2024 –2026.

Gjatë 2022-shit realizimi i investimeve hasi vështirësi, ku në mbyllje të vitit ishte përmbushur rreth 50 për qind, çka e detyroi qeverinë që të rishikojë buxhetin.  Sipas Financave, një ndër shkaqet e ecurisë së dobët të investimeve publike, ka qenë kjo rritja e çmimeve për lëndët e para, ndërkohë që një pjesë e mirë e kontratave janë lidhur me preventive të çmimeve të mëparshme.

Për këtë arsye, qeveria vendosi që të kompensojë rritjen e çmimeve për disa produkte të caktuara në ndërtim deri në nivelin 30 %  për kontratave të lidhura të punëve publike.

Tashmë me normalizimin e inflacionit, ky nuk është më një problem, por zakonisht realizimit të investimeve merr hov më së shumti në periudhën e dytë të vitit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat