"Po aq e rëndësishme sa energjia apo uji" - Biden: SHBA do të shpenzojë 42 miliardë dollarë për t'i dhënë "çdo personi në Amerikë" akses në internet deri në vitin 2030!

Përkufizimi i "Bidenomics" u zgjerua kohët e fundit për të përfshirë një koncept të ri: akses universal në internet. Në fillim të kësaj vere, presidenti Joe Biden njoftoi një program të ri që do të shpërndante 42 miliardë dollarë për t’i dhënë "çdo personi në Amerikë" internet deri në vitin 2030. Në fjalët e tij në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë që njoftonte programin, Biden e quajti aksesin në internet "po aq të rëndësishme" sa energjia elektrike apo uji.”
Fondet do të shpërndahen në kuadër të programit Broadband Equity Access and Deployment (BEAD), i cili u autorizua nga paketa e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh e administratës Biden 2021. Financimi do të shkojë në të 50 shtetet, ku dy shtetet më të populluara, Kalifornia dhe Teksasi, do të marrin shumat më të mëdha. Shtetet me zona të mëdha rurale që nuk kanë lidhje (si Virxhinia, Alabama dhe Luiziana) janë gjithashtu ndër ato që do të marrin financime të nivelit të lartë. “Është investimi më i madh në internet me shpejtësi të lartë ndonjëherë”, tha Biden.
Këtu janë tre aksionet kryesore që mund të shohin rritje pas kësaj shtytje të re për akses universal në internet.
Comcast
Me 31.7 milionë abonentë, Comcast është tashmë ofruesi më i madh i brezit të gjerë kabllor në SHBA, gjë që e vendos atë në një pozicion të fortë për të përfituar nga shtytja e fundit e administratës Biden për akses universal në internet.
AT&T
AT&T është një tjetër kompani që mund të përfitojë nga shtytja e administratës Biden për akses në internet. Kompania tashmë operon rrjetin më të madh në vend të kabllove me fibra optike. Këto kabllo janë të lidhura deri në 19.7 milionë adresa të konsumatorëve, 750,000 ndërtesa të korporatave dhe më shumë se 3 milionë lokacione klientësh biznesi në 100 zona të metrosë në SHBA.
Charter Communications
Me 28.9 milionë klientë me brez të gjerë me tel, Charter Communications është ofruesi i dytë më i madh i internetit me tel në Amerikë. Ashtu si Comcast, kompania pa një të ardhur të papritur të mbështetur nga qeveria falë Programit të Lidhshmërisë së Përballueshme dhe ajo mbetet në një pozicion të fortë për të përfituar nga programi i ri BEAD. Ndërkohë, kompania tashmë po investon mbi 5.5 miliardë dollarë për të shtuar shpejtësinë në të gjithë rrjetin e saj gjatë viteve të ardhshme.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Hendeku i yield-eve midis Kinës dhe SHBA-së zgjerohet në nivelin më të lartë që nga viti 2007!
Diferencat e yield-eve midis Kinës dhe SHBA-së u zgjeruan në nivelin më të lartë në 16 vjet të mërkurën, pasi investitorët spekuluan se banka qendrore e Kinës......

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone-it tuaj ndoshta po përkeqësohet. Ja çfarë duhet bërë!
Nëse jeta e baterisë së iPhone-it tuaj duket sikur po përkeqësohet, kjo ndodh sepse ka një shpjegim të thjeshtë. Nëse e keni në pronësi iPhone tuaj - ose......

Një flluskë karboni multi-trilion dollarësh? Shefi i klimës paralajmëron liderët botërorë për planet e karburanteve fosile!
Kreu i autoritetit botëror të shkencës klimatike thotë se politikëbërësit janë në rrezik të anashkalojnë një bombë me sahat multitrilion dollarësh duke shtyrë......

75% e miliarderëve e kanë bërë vetë pasurinë e tyre - Por, brezat e ardhshëm do e zhdukin këtë pasuri
Askush nuk e pa pasurinë e tij të rritej me vlerën e 9 zerove pa shpikur një risi që u përhap shpejt dhe në shumë njerëz. Kohët e fundit, rolin kryesor e ka......

Vetëpunësimi, Shqipëria kryeson Europën - Kemi normën më të lartë me 32%. Në BE, vetëm 13% janë të vetëpunësuar
Sipas vlerësimeve të anketës mbi tregun e punës, për vitin 2022, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 47.0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë,......

Vendet e Lindjes në BE “luftojnë” për mbijetesë - Ekonomitë janë dobësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Hungaria papritur u zhyt më thellë në recesion për tkurrjen më të gjatë ekonomike në të paktën 28 vjet pasi lufta në Ukrainë vazhdon të minojë rritjen......

Probleme me avionët e qeverisë në Gjermani - Defektet janë subjekt për ironi edhe jashtë vendit
Defektet e avionëve të qeverisë gjermane janë tashmë një temë për të qeshur herë pas here. Por që diçka e tillë të ndodhë dy herë në të njëjtin udhëtim dhe......

Çmimi i gazit natyror, 40 euro për megavat orë - Tregu europian, pas vjeshtës pritet sërish rritje çmimi
Gazi natyror ka arritur në pragun e 40 eurove për megavat orë në tregun europian. Ndërsa parashikohet se me kalimin e vjeshtës çmimet do të rriten......