Vetëpunësimi, Shqipëria kryeson Europën - Kemi normën më të lartë me 32%. Në BE, vetëm 13% janë të vetëpunësuar

Sipas vlerësimeve të anketës mbi tregun e punës, për vitin 2022, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 47.0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 21.5% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes dhe 31,5 % janë të vetë-punësuar. “Scan Intel” ka kryer një analizë mbi normën që ka zënë vetëpunësimi në Shqipëri sipas viteve, gjinisë, por edhe krahasuar me vendet e tjera të Europës. Sipas shifrave vihet re një rënie e të vetëpunësuarve për vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, i cili e regjistronte normën e vetëpunësimit në 32%. Referuar INSTAT, që nga viti 2010-të, norma më e lartë e personave të vetëpunësuar është regjistruar në vitin 2016-të me 34.9%, ndërkohë norma më e ulë ka qenë në vitin 2013-të me 25.8%.
Pavarësisht rënies të dhënat tregojnë se Shqipëria kryeson Europën me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve. “Scan Intel” ka kryqëzuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” me ato të “Agjencisë Europiane të Statistikave” nga ku del se dukshëm vendi ynë është shumë më lart mesatares. Të dhënat për vitin 2021 tregojnë se norma e të vetëpunësuarve në punësimin gjithsej në Bashkimin Europian është 13.05%, pra rreth 19 pikë përqindje më e ulët se në Shqipëri. Pas Shqipërisë renditet Greqia me përqindjen më të lartë të personave të vetëpunësuar me 26.9%, pasuar nga Italia me 19.6% dhe Polonia me 18%.
Norvegjia, Gjermania dhe Danimarka janë vendet që kanë normën më të ulët të të vetëpunësuarve në Europë, me 3.86%, 7.69% dhe 7.71% përkatësisht. Nga të dhënat e Eurostat shihet se vetëpunësimi është në rënie në vendet e Bashkimit Europian, nga 14.6% në vitin 2011-të, në 13.1% përgjatë vitit 2021.
Nëse i analizojmë të dhënat sipas gjinisë shohim se përqindja për meshkujt është më e lartë se për femrat. Janë 38.1% të vetëpunësuarit meshkuj në vitin 2022 duke shënuar në rënie 0.9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021. Nga ana tjetër, për femrat ky tregues është 23.7%. Krahasuar më vitin 2021, gratë e vetëpunësuara kanë shënuar rritje me 0.4 pikë përqindje.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Vendet e Lindjes në BE “luftojnë” për mbijetesë - Ekonomitë janë dobësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Hungaria papritur u zhyt më thellë në recesion për tkurrjen më të gjatë ekonomike në të paktën 28 vjet pasi lufta në Ukrainë vazhdon të minojë rritjen......

Probleme me avionët e qeverisë në Gjermani - Defektet janë subjekt për ironi edhe jashtë vendit
Defektet e avionëve të qeverisë gjermane janë tashmë një temë për të qeshur herë pas here. Por që diçka e tillë të ndodhë dy herë në të njëjtin udhëtim dhe......

Çmimi i gazit natyror, 40 euro për megavat orë - Tregu europian, pas vjeshtës pritet sërish rritje çmimi
Gazi natyror ka arritur në pragun e 40 eurove për megavat orë në tregun europian. Ndërsa parashikohet se me kalimin e vjeshtës çmimet do të rriten......

Korriku, muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë vitit 2023!
DPSHTRR bën me dije se bazuar në statistikat më të fundit për sa i përket regjistrimit të mjeteve në Shqipëri, rezultat për periudhën Janar-Korrik 2023 kanë......

Taksa e shtëpive të dyta e të treta, 5 argumentet e Qeverisë - Nga deklaratat e rreme të çmimeve, te shfrytëzimi i apartamenteve, te të ardhurat në buxhet
Ndërsa shumë shqiptarë kanë tashmë shtëpinë e dytë në bregdet, apo edhe të tretë në periferi apo në zona qendrore të Kryeqytetit, Qeveria quan më se të drejtë......

Ankimohet tenderi për sistemin e tatimeve - Procedura synon vazhdimësinë e punës për tatimapaguesit, fondi limit 1.77 mln euro
Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit elektronik tatimor e-Taxation, që synon sigurimin e vazhdimësisë së punës, ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit......

Paraja në qarkullim jashtë bankave, tjetër rekord - Volumi u rrit në 409.3 miliardë lekë në korrik, nga 408.7 miliardë në qershor
Pas rritjes së ndjeshme në Qershor, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një tjetër rekord në korrik. Në fund të korrikut, volumi i......

Çmimet në rritje, por sa para’ merr turizmi nga shteti? - Sektori më i “përkëdhelur”, përfiton 69% të ndihmës sektoriale
Sektori i turizmit po njeh rritje të vazhdueshme të çmimeve nga viti në vit, e cila nuk vjen vetëm si rrjedhojë e nivelit të inflacionit, por edhe të kërkesës......