Ankimohet tenderi për sistemin e tatimeve - Procedura synon vazhdimësinë e punës për tatimapaguesit, fondi limit 1.77 mln euro

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit elektronik tatimor e-Taxation, që synon sigurimin e vazhdimësisë së punës, ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Procedura e prokurimit publik mbi kufirin e lartë monetar, ka një fond limit prej 1.77 mln euro, pa TVSH, ndërsa u hap nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit gjatë muajit maj.
Shkak për bllokimin e tenderit është bërë ankesa e një operatori ekonomik, që kundërshton vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për skualifikim të padrejtë. Kompania që do të shpallet fituese do të duhet të mirëmbajë sistemin për një periudhë 2-vjeçare nga momenti i nënshkrimit të kontratës, ndërsa përfshin të gjithë komponentët e sistemit, që janë: Aplikacioni C@TS, aplikacioni e-Filing, shërbimet e raportimit, komunikimi me palët e treta nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit dhe shërbimet elektronike nëpërmjet platformës e-Albania.
Sistemi elektronik i taksave, që prej vitit 2015 shërben si një sistem i automatizuar për ofrimin e shërbimeve për Administratën Tatimore dhe Tatimpaguesit, duke i ardhur në ndihmë këtyre të fundit për të përmbushur detyrimet ligjore. Përmes këtij sistemi, përdoruesit kryejnë funksione të avancuara si mbledhjen, inspektimin dhe kontrollin e detyrimeve tatimore; krijimin e deklaratave të përgjegjësive të ndryshme tatimore, dorëzimin e listëpagesave, etj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Paraja në qarkullim jashtë bankave, tjetër rekord - Volumi u rrit në 409.3 miliardë lekë në korrik, nga 408.7 miliardë në qershor
Pas rritjes së ndjeshme në Qershor, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një tjetër rekord në korrik. Në fund të korrikut, volumi i......

Çmimet në rritje, por sa para’ merr turizmi nga shteti? - Sektori më i “përkëdhelur”, përfiton 69% të ndihmës sektoriale
Sektori i turizmit po njeh rritje të vazhdueshme të çmimeve nga viti në vit, e cila nuk vjen vetëm si rrjedhojë e nivelit të inflacionit, por edhe të kërkesës......

ERE licencon 239 MW energji - 6-mujori/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 76 MW janë energji diellore
Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, teksa fuqia totale e instaluar arrin në......

Tregu i ri për shtëpinë tuaj!
Zhvillimet ekonomike të tregut në Shqipëri janë bërë shumë të dukshme së fundmi. Tregu ka kaluar nga një ofertë e kufizuar e produkteve në një gamë të pasur të......

Tesla lançon 2 modele të reja makinash që janë 10 mijë dollarë më të lira!
Tesla nxori versione më të lira të automjeteve të saj Model S dhe Model X në SHBA, ndërsa konkurrenca në hapësirën e automjeteve elektrike vazhdon të rritet.......

Makina fluturuese: Në çfarë pike kemi arritur deri tani?!
Sa afër jemi me makinën fluturuese? A duhet vërtet të përgatitemi për një të ardhme ku do të udhëtojmë me mjete hibride, të afta për të udhëtuar në rrugë, por......

Çfarë është një rrjedhë detritike ose mbeturinash?
Laura Turconi, gjeologe e Institutit Kërkimor për Mbrojtjen Hidrogjeologjike të Torinos, që i përket CNR, shpjegon se një rrjedhë detritike (ose debris flow),......

Vizat e arta në Europë shënojnë “kulmin” - Injorohen apelet e politikanëve për ndërprerjen e procedurave
Programet për investim për të përfituar nënshtetësi europiane janë aktive dhe vijojnë, pavarësisht thirrjeve nga i gjithë spektri politik për t'i dhënë fund......