Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2023, 14:31

Tregu i ri për shtëpinë tuaj!

Nga SCAN TV

Zhvillimet ekonomike të tregut në Shqipëri janë bërë shumë të dukshme së fundmi. Tregu ka kaluar nga një ofertë e kufizuar e produkteve në një gamë të pasur të artikujve të shtëpisë që përgjigjen ndaj nevojave të ndryshme të konsumatorëve. Pas një periudhe me alternativa të pakta dhe të përqendruara te produkte të lira, tani konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin ndërmjet një gamë dyshekësh të ndryshëm në cilësi, komoditet dhe çmim.

Ky zhvillim i tregut është bërë i mundur kryesisht nga ardhja e markave ndërkombëtare, përfshirë këtu markën e njohur Bioté. Njohur për inovacionin dhe shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit, Bioté ka arritur të konsolidojë pozicionin e saj si një aktor kryesor në tregun e dyshekëve shqiptar, këtë brenda vetëm 12 vjet.

Bioté ka fituar pozicionim në treg përmes përkushtimit ndaj cilësisë dhe dizajnit, dhe një faktor kyç ka qenë përdorimi i teknologjisë së fundit. Duke u bazuar në partneritetin me kompaninë gjermane Carpernter, Bioté ka arritur të ofrojë produkte të lartë dhe me dizajn të përsosur. Kjo, së bashku me shërbimin e personalizuar "door to door", ka ndryshuar mënyrën e blerjes dhe dorëzimit të produkteve të shtëpisë, duke ofruar një përvojë të pazakontë për klientët.

Bioté ka një strategji të qartë të zgjerimit, duke hapur vazhdimisht pika të reja shitjeje për të arritur më shumë konsumatorë dhe për të plotësuar nevojat e tyre në mënyra inovative. Kombinuar me shërbime të tjera të personalizuara, si kartat VIP për klientët e tyre, kjo ka vendosur Bioté në një pozicion të fuqishëm në treg. Ky angazhim dhe strategji e qartë ka ndihmuar në ndërtimin e një reputacioni të fortë për Bioté dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e tyre të vazhdueshme në tregun e dyshekëve shqiptar.

Bioté ka revolucionarizuar përvojën e blerjes në tregun shqiptar dhe ka ndërtuar një reputacion të fortë si lider në fushën e dyshekëve.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat