Bota Postuar më 15 Gusht 2023, 10:48

Azia i jep fund produkteve të lira - Pasojat për konsumatorët perëndimorë

Nga SCAN TV
Azia i jep fund produkteve të lira - Pasojat për konsumatorët

Ekonomia globale aktualisht po përballet me një sfidë të re. Pas tre vitesh të mbushura me pandemi, inflacion të lartë dhe tensione gjeopolitike, tani po shtohet një problem i ri.

Azia, burimi i shumicës së produkteve më të lira në botë, përballet me një problem të madh. Të rinjtë e saj nuk duan të punojnë në fabrika, siç raportohet nga Ëall Street Journal. Dhe nëse e bëjnë, ata vendosin të kërkojnë paga shumë të larta dhe kushte shumë më të mira pune.

Funksionimi i fabrikave në Azi lidhet ngushtë me ofrimin e produkteve të lira për konsumatorët në mbarë botën, të paktën për tre dekadat e fundit. Amerikanët, tregu numër një për Azinë, së shpejti mund të ndjejnë peshën e çmimeve më të larta dhe njerëzit do të duhet të ndryshojnë zakonet e tyre të konsumit.

Vendet e punës në disa fabrika në Vietnam kanë filluar të transformohen. Ata kanë dritare nga dyshemeja deri në tavan, kafene dhe ofrojnë klasa falas joge dhe vallëzimi. Eventet e organizura për punonjësit janë të shpeshta. Të rinjtë aziatikë, ndryshe nga paraardhësit e tyre, kanë filluar të bëhen më kërkues dhe kjo mund t'u kushtojë shtrenjtë konsumatorëve perëndimorë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat