6-mujori, bankat rrisin të ardhurat nga interesat - Nga 28.7 miliardë lekë në gjysmën e parë 2022, rezultojnë 39.5 miliardë në 2023

Rritja e normave të interesit përgjatë vitit të shkuar ka sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave të sistemit bankar. Sipas të dhenave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat bruto nga interesi për gjashtë muajt e parë të vitit rezultojnë 37.6% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Nga 28.7 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit 2022, të ardhurat nga interesat rezultojnë në 39.5 miliardë lekë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Rritja e normës bazë prej muajit mars të vitit të kaluar po transmetohet në tregjet financiare. Pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, normat e interesit të letrave me vlerë të qeverisë, të kredive dhe të depozitave, janë më të larta se një vit më parë.
Banka e Shqipërisë në analizën më të fundit mbi kreditimin thotë se pret në vijim zgjerim të të mëtejshëm të kreditimit, në përputhje me ritmet e rritjes së ekonomisë dhe të mbështetur nga shëndeti i mirë i sektorit bankar.
Financimi i bankave për sektorin privat u rrit mesatarisht me 8.1% gjatë tremujorit të dytë, normë kjo 0.6 pikë përqindje më poshtë se rritja vjetore e tremujorit të parë. Ky ngadalësim është vërejtur si te bizneset ashtu edhe te individët. Zhvillimet sipas monedhave tregojnë zhvillime në kahe të kundërta të kreditimit në lekë dhe asaj në valutë. Kështu, norma e rritjes së portofolit të kredisë në monedhën vendase u përshpejtua në 7.1% në muajin qershor, ose 3 pikë përqindje më shumë nga niveli më i ulët që shënoi në muajin shkurt.
Përmirësimi është udhëhequr nga rikthimi i financimit për mbulimin e nevojave afatshkurtra si për biznese dhe për individë nga bankat. Ndërkohë, kreditimi në valutë ka ruajtur tendencën ngadalësuese të fillim vitit. Norma vjetore e këtij portofoli arriti në 10.3% ose 5 pikë përqindje më pak se fundi 2022.
Gjithashtu, rikthimi i kërkesës për financim në lekë pasqyron ngushtimin e shpejtë të diferencës midis normave të interesit të kredisë në lekë me atë në euro.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Fermerët, kredi me prodhimin e ardhshëm - Projektligji, do kenë të drejtë ta lënë si kolateral. Përfshihet dhe produkti i magazinuar
Fermerët shqiptarë do të kenë të drejtë të marrin kredi, duke lënë si kolateral prodhimin e ardhshëm ose atë të magazinuar. Gjithçka përcaktohet në një......

Projekti i ri prej 8 milionë euro me Bankën Botërore, Krifca: Angazhim serioz i qeverisë ndaj një bujqësie prodhuese e bashkëpunuese!
Projekti i ri Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Bankën Botërore, me një financim prej 8 milionë euro, pritet të mundësojë vaditjen......

6.5 milionë dollarë gjobë për mashtrimin e klientëve për çmimet me zbritje!
Gjykata Federale e Australisë urdhëroi të hënën njësinë lokale të Dell Technologies të paguajë 10 milionë dollarë australianë (6.46 milionë dollarë) si gjobë......

Rubla ruse bie afër nivelit më të ulët të 17 muajve, duke rënë nën 100 dollar!
Rubla ruse rrëshqiti nën 100 ndaj dollarit amerikan të hënën, duke iu afruar nivelit më të ulët në 17 muaj pasi këshilltari ekonomik i Presidentit Vladimir......

Si inteligjenca artificiale po ‘zhduk’ aplikimet e miliona kandidatëve të kualifikuar nga procesi i punësimit!
Aktualisht kandidatët e kualifikuar mund të ’zhduken’ nga procesi i punësimit përpara se aplikimet e tyre të shihen nga sytë e njeriut. Përdorimi i......

Numër rekord panelesh diellore në Britani - Qeveria synon arritjen e objektivit për zero emetime
Familjet dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar kanë instaluar më shumë panele diellore se kurrë më parë, sipas të dhënave të organit që akrediton produktet me......

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ilaç të ri novator që i bën dhëmbët tuaj të rilindin për herë të tretë!
Ndërsa jemi mësuar me idenë që dhëmbët të rriten vetëm dy herë, një ilaç i ri mund të bëjë të mundur rritjen e një grupi të tretë. Shkencëtarët po bëjnë hapa......

Kostot e zgjerimit të energjisë së erës në Gjermani - Ministria e ekonomisë mbështet shpërndarjen e drejtë të saj
Ministria gjermane e ekonomisë theksoi mbështetjen e plotë të shpërndarjes së kostove të rrjetit të zgjerimit të energjive të rinovueshme në mënyrë të "drejtë"......