Numër rekord panelesh diellore në Britani - Qeveria synon arritjen e objektivit për zero emetime

Familjet dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar kanë instaluar më shumë panele diellore se kurrë më parë, sipas të dhënave të organit që akrediton produktet me karbon të ulët.
Më shumë se 120 mijë panele diellore janë instaluar që nga fillimi i këtij viti. Nëse kjo normë vazhdon, analistët thonë se rreth 250 mijë familje mund të kenë të instaluar energji të rinovueshme deri në fund të vitit.
Kjo vjen pasi qeveria u zotua të arrijë objektivin e saj prej 70 GW kapacitet diellor deri në vitin 2035. Për të stimuluar skemën, qeveria po u ofron njerëzve në Angli nga 5 mijë deri në 6 mijë paund sipas skemës së përmirësimit të bojlerëve.
Në Skoci, njerëzit mund të kërkojnë nga 7 mijë deri në 9 mijë paund me një opsion kredie shtesë prej 7.500 paund. Pjesa më e madhe e banorëve që i kanë instaluar tashmë panelet diellorë shprehen se ndihen të kënaqur që po tregohen ekonomikë.
Ekspertët shprehen se, në një kohë që kostoja e energjisë vazhdon të rritet, më shumë njerëz i drejtohen teknologjisë së rinovueshme për të gjeneruar energjinë dhe ngrohjen e tyre në shtëpi. Megjithatë, edhe me ofertën e financimit të qeverisë, instalimet e energjisë së rinovueshme për shumicën dërrmuese të familjeve do të jenë të papërballueshme, veçanërisht në mes të një krize të kostos së jetesës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ilaç të ri novator që i bën dhëmbët tuaj të rilindin për herë të tretë!
Ndërsa jemi mësuar me idenë që dhëmbët të rriten vetëm dy herë, një ilaç i ri mund të bëjë të mundur rritjen e një grupi të tretë. Shkencëtarët po bëjnë hapa......

Kostot e zgjerimit të energjisë së erës në Gjermani - Ministria e ekonomisë mbështet shpërndarjen e drejtë të saj
Ministria gjermane e ekonomisë theksoi mbështetjen e plotë të shpërndarjes së kostove të rrjetit të zgjerimit të energjive të rinovueshme në mënyrë të "drejtë"......

Norma bazë nivel rekord, bankat nuk e pasqyrojnë të kreditë - Interesi për huanë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 6.5% T2, nga 7.3% 3-mujorin e mëparshëm
Ndërsa norma bazë e interesit është në nivelet më të larta historike prej 3%, bankat e nivelit të dytë nuk po e pasqyrojnë atë të kreditimi duke rritur......

Momenti për orët luksoze - Aksesorët po drejtojnë tregun e dorës së dytë
Një numër në rritje i konsumatorëve po blejnë mallra luksi të dorës së dytë për të kursyer para ose për të bërë investime të kujdesshme. Kur bëhet fjalë për......

Biznesi 20 miliardë dollarësh i podcast - Tregu global do të rritet me 20% çdo vit
Podcast-et, një fjalë e panjohur dhe një mjet transmetimi i prezantuar 20 vjet më parë, aktualisht kanë një audiencë globale prej 400 milionë ndjekësish dhe......

Helsinki mund të bëhet 'qytet i shenjtë' për emigrantët pa letra!
Helsinki mund të bëhet një 'qytet i shenjtë', pasi qeveria e re e krahut të djathtë vazhdon të godasë emigrantët pa dokumente. Lëvizja e fundit e qeverisë së......

Edhe pse depot e gazit në Gjermani janë rreth 90 % të mbushura, ende ka rreziqe për furnizimin me gaz gjatë dimrit!
Megjithëse depot e gazit janë të mbushura mirë, Agjencia Federale e Energjisë mendon se ka ende rreziqe për furnizimin me energji gjatë dimrit të ardhshëm. Pas......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie teksa ka regjistruar një rikuperim të lehtë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 94.2 lekë dhe duke u shitur me 95.6......