Shqipëria Postuar më 14 Gusht 2023, 10:56

Norma bazë nivel rekord, bankat nuk e pasqyrojnë të kreditë - Interesi për huanë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 6.5% T2, nga 7.3% 3-mujorin e mëparshëm

Nga SCAN TV
Norma bazë nivel rekord, bankat nuk e pasqyrojnë të kreditë

Ndërsa norma bazë e interesit është në nivelet më të larta historike prej 3%, bankat e nivelit të dytë nuk po e pasqyrojnë atë të kreditimi duke rritur interesat e huave të dhëna gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, me rritjen shumë graduale të normës së interesit të depozitave, presionet nga ana e kostove për bankat kanë mbetur të dobëta, duke përcaktuar edhe një transmetim të ngadaltë tek normat e interesit të kredive.

Të dyja këto norma aktualisht janë rreth 0.9 pikë përqindje më të larta nga nivelet e tyre në periudhën 2020-2021. Nga ana tjetër, ndonëse amplituda e ndryshimit të yield-eve dhe luhatshmëria e tyre nuk transmetohet e plotë në normat e interesit të kredisë, fakti që norma e kthimit pa rrezik në ekonomi ka shënuar rënie në gjashtë muajt e fundit, i ka mbajtur të ulëta presionet për rritjen e tyre gjatë kësaj periudhe.

Interesi për kredinë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 6.5% në tremujorin e dytë, nga mesatarisht 7.3% në tremujorin e mëparshëm. Rënia e tij është e dallueshme në të gjitha madhësitë e kredisë, por kryesisht tek kreditë me madhësi mesatare. Krahasuar me vitin 2021, para fillimit të normalizimit të politikës monetare, normat e interesi janë 1.4 pikë përqindje, 1.2 pikë përqindje dhe 0.6 pikë përqindje më të larta përkatësisht për kreditë e vogla (deri në 35 mln lekë), ato të mesme (35-140 mln lekë) dhe ato të mëdha (mbi 150 mln lekë).

Gjatë këtij tremujori, interesat e kredive për individë janë luhatur pranë niveleve mesatare të tremujorit të parë të vitit. Interesi i kredisë hipotekare rezultoi 4.3%, kurse ai i kredisë konsumatore 9.4%. Në krahasim me vitin 2021, niveli aktual i këtyre normave është përkatësisht 1.2 pikë përqindje dhe 0.5 pikë përqindje më i lartë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Gusht

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie teksa ka regjistruar një rikuperim të lehtë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 94.2 lekë dhe duke u shitur me 95.6......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat