Projekti i ri prej 8 milionë euro me Bankën Botërore, Krifca: Angazhim serioz i qeverisë ndaj një bujqësie prodhuese e bashkëpunuese!

Projekti i ri Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Bankën Botërore, me një financim prej 8 milionë euro, pritet të mundësojë vaditjen përmes një teknologjie të re në rreth 2500 hektarë sipërfaqe për fermerët në Xarrë, Vrinë dhe Mursi, të cilët do të përfitojnë vaditje me presion në parcelë, deri në çdo rrënjë të mbjellë në tokat e tyre.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në një takim me fermerët e zonës u shpreh se implementimi i tubacioneve të reja që do të përdorin energjinë diellore për të ulur kostot pritet të përmirësojë skemën ujitëse ekzistuese, nëpërmjet instalimit të tubave me presion në vend të kanaleve të hapura sekondare duke përdorur si burim ujor, ujërat e kanalit kryesor ujitës të rezervuarit të Janjarit dhe ujërat e rezervuarit të Mursisë.
Projekti do të mbështesë edhe ndërtimin e një stacioni të ri pompimi te rezervuari i Mursisë, që do t’i shërbeje kësaj skeme për ujitje me presion nëpërmjet rrjeteve dytësore në fushat e Mursisë, Vrinës dhe Xarrës.
Ministrja Krifca tha: “Kemi miratuar së bashku me Bankën Botërore një projekt të ri me një financim prej 8 Milionë Euro, i cili do të mundësojë krijimin e një stacioni të ri pompimi në Bashkinë e Konispolit, i cili do të pajiset edhe me panele diellore për të ulur kostot e energjisë, në mënyrë që stacioni i pompimit të vihet në funksion të vaditjes. Më tej, e gjithë pjesa e kanaleve dytësore, do të riparohet, një skemë e re ujitje do të vihet në funksion në mënyrë që ujitja të vijë deri në parcelë me ujitje me presion.
Është një teknologji e pa vendosur në funksion më parë askund tjetër në Shqipëri. Do ta pilotojmë këtu (në Mursi) edhe në një sipërfaqe prej rreth 500 hektarë në Divjakë. Më pas, kur të shohim benefitet reale të kësaj teknologjie të re, do të mund ta implementojmë edhe në zona të tjera bujqësore të Shqipërisë.
Është një investim, i cili flet për një angazhim të qeverisë shqiptare ndaj një bujqësie prodhuese e bashkëpunuese. Ne vijojmë ta bëjmë këtë mbështetje ashtu sikurse edhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet Skemës së Naftës, edhe me mbështetjen nga programi IPARD ku kemi mundur të mbështesim shumë nga fermerët në këtë zonë me mjete të mekanikës bujqësore (me zetorë).”
Detajet teknike se si do të funksionojë kjo infrastrukturë e re u dhanë nga Zv. Ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, sipas të cilit fermerët nuk do të kenë më probleme me mosfunksionimin e pompave. Ky investim i qeverisë u mirëprit nga fermerët të cilët prej vitesh kanë investuar në kulturën e agrumeve.
Për përgjegjësin e sektorit të ujitjeve dhe kullimit në ministri, Arben Mukaj tubacionet sekondare do tu japin mundësinë fermerëve që të marrin ujë me presion në çdo kohë. Ky projekt pritet të japë rezultate pozitive në furnizimin me ujë në parcelat e mbjella nga fermerët në zonën e Konispolit, ku do të shërbejë si fazë pilotimi për tu shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.
E . S / SCAN
Sondazh

6.5 milionë dollarë gjobë për mashtrimin e klientëve për çmimet me zbritje!
Gjykata Federale e Australisë urdhëroi të hënën njësinë lokale të Dell Technologies të paguajë 10 milionë dollarë australianë (6.46 milionë dollarë) si gjobë......

Rubla ruse bie afër nivelit më të ulët të 17 muajve, duke rënë nën 100 dollar!
Rubla ruse rrëshqiti nën 100 ndaj dollarit amerikan të hënën, duke iu afruar nivelit më të ulët në 17 muaj pasi këshilltari ekonomik i Presidentit Vladimir......

Si inteligjenca artificiale po ‘zhduk’ aplikimet e miliona kandidatëve të kualifikuar nga procesi i punësimit!
Aktualisht kandidatët e kualifikuar mund të ’zhduken’ nga procesi i punësimit përpara se aplikimet e tyre të shihen nga sytë e njeriut. Përdorimi i......

Numër rekord panelesh diellore në Britani - Qeveria synon arritjen e objektivit për zero emetime
Familjet dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar kanë instaluar më shumë panele diellore se kurrë më parë, sipas të dhënave të organit që akrediton produktet me......

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ilaç të ri novator që i bën dhëmbët tuaj të rilindin për herë të tretë!
Ndërsa jemi mësuar me idenë që dhëmbët të rriten vetëm dy herë, një ilaç i ri mund të bëjë të mundur rritjen e një grupi të tretë. Shkencëtarët po bëjnë hapa......

Kostot e zgjerimit të energjisë së erës në Gjermani - Ministria e ekonomisë mbështet shpërndarjen e drejtë të saj
Ministria gjermane e ekonomisë theksoi mbështetjen e plotë të shpërndarjes së kostove të rrjetit të zgjerimit të energjive të rinovueshme në mënyrë të "drejtë"......

Norma bazë nivel rekord, bankat nuk e pasqyrojnë të kreditë - Interesi për huanë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 6.5% T2, nga 7.3% 3-mujorin e mëparshëm
Ndërsa norma bazë e interesit është në nivelet më të larta historike prej 3%, bankat e nivelit të dytë nuk po e pasqyrojnë atë të kreditimi duke rritur......

Momenti për orët luksoze - Aksesorët po drejtojnë tregun e dorës së dytë
Një numër në rritje i konsumatorëve po blejnë mallra luksi të dorës së dytë për të kursyer para ose për të bërë investime të kujdesshme. Kur bëhet fjalë për......