Rriten normat e interesit në Rusi - Konfirmohet pragu 12% pas rënies së rublës

Banka Qendrore e Rusisë rriti normat e interesit nga 8.5% në 12% të martën në një takim urgjent pasi rubla ra në nivele rekord kundrejt dollarit amerikan një ditë më parë. Sipas Bankës së Rusisë, vendimi ka për qëllim kufizimin e rreziqeve të stabilitetit të çmimeve.
Rubla fitoi terren pas vendimit, duke u rritur me më shumë se 2% në rreth 95 kundrejt dollarit amerikan. Ky ishte takimi i parë i jashtëzakonshëm i bordit të drejtorëve të Bankës që nga 28 shkurti 2022, kur rregullatori ngriti normat e interesit në 20% në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska vetëm disa ditë më parë.
Zhvlerësimi i monedhës ruse ka rritur ritmin javët e fundit, duke ngritur shqetësime se mund të shkaktojë një spirale inflacioniste dhe panik në tregjet e brendshme financiare të Rusisë.
Në deklaratën e saj, Banka tha se rritja e kërkesës në vend – që përfshin një rritje të shpejtë të shpenzimeve shtetërore për luftën në Ukrainë – po shkaktonte mbinxehjen e ekonomisë.
Sipas saj rritja e qëndrueshme e kërkesës së brendshme duke tejkaluar kapacitetin për të zgjeruar prodhimin, përforcon presionin themelor inflacionist dhe ka një ndikim në dinamikën e kursit të këmbimit të rublës.
Një rënie e eksporteve të Rusisë, rikuperimi i importeve dhe rritja e shpenzimeve qeveritare për të ndihmuar në financimin e pushtimit të Ukrainës, kanë kontribuar të gjitha në një dobësim të rublës dhe në rritje të inflacionit, sipas analistëve. Vetë Banka Qendrore ka paralajmëruar për presione inflacioniste për gati një vit, pas mobilizimit të Rusisë të rreth 300 mijë rezervistë në shtator.
Inflacioni aktualisht po shkon në 4.4%, tha banka në deklaratën e saj - mbi objektivin zyrtar prej 4% - dhe është vendosur të përshpejtohet drejt 6.5% deri në fund të këtij viti, sipas parashikimeve zyrtare. Masat e tjera të rritjes së çmimeve, duke përfshirë inflacionin bazë dhe inflacionin e rregulluar sezonalisht, ishin mbi 7%.
Ekonomia e Rusisë është bërë gjithnjë e më e militarizuar në 18 muaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën, me një rritje masive në prodhimin e armëve dhe pagesat për ushtarët që kompensuan një rënie të mprehtë në shitjet me pakicë, investimet e huaja dhe eksportet e energjisë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Azia i jep fund produkteve të lira - Pasojat për konsumatorët perëndimorë
Ekonomia globale aktualisht po përballet me një sfidë të re. Pas tre vitesh të mbushura me pandemi, inflacion të lartë dhe tensione gjeopolitike, tani po......

Ura hekurudhore e ndërtuar në vitin 1957 shembet në lumë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm!
Një urë hekurudhore në Norvegjinë juglindore që kalonte nëpër një lumë të fryrë nga shiu i rrëmbyeshëm u shemb të hënën, thanë autoritetet. BaneNOR, një......

300 mijë banorë kanë mbetur pa burime të besueshme ujore për shkak të thatësirës!
Pas vitit më të nxehtë të vendit në 2022, Franca po lufton sërish për të përballuar të nxehtin. Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë sjellë probleme......

Pirja e duhanit në makina: Cilat janë rregullat në Europë dhe në Shqipëri?!
Gjermania planifikon të ndalojë pirjen e duhanit në makinat me fëmijë dhe gra shtatzëna. Ministri i Shëndetësisë i vendit Karl Lauterbach, i cili ka bërë......

Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Paundi, Euro, Franga dhe Dollari!
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96.3 lekë duke regjistruar kështu një rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Monitorimi i ndotjes nga naftënxjerrja - “Albpetrol” hap tenderin. Mungesa e kontrolleve u denoncua nga emisioni “EkoSkaner”
Albpetrol do të monitorojë ndotjen mjedisore, që shkaktohet nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës. Ky dikaster ka hapur një tender me fond limit 12.6 mln lekë,......

6-mujori, bankat rrisin të ardhurat nga interesat - Nga 28.7 miliardë lekë në gjysmën e parë 2022, rezultojnë 39.5 miliardë në 2023
Rritja e normave të interesit përgjatë vitit të shkuar ka sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave të sistemit bankar. Sipas të dhenave zyrtare të Bankës së......

Fermerët, kredi me prodhimin e ardhshëm - Projektligji, do kenë të drejtë ta lënë si kolateral. Përfshihet dhe produkti i magazinuar
Fermerët shqiptarë do të kenë të drejtë të marrin kredi, duke lënë si kolateral prodhimin e ardhshëm ose atë të magazinuar. Gjithçka përcaktohet në një......