Më shumë para’ në pleqëri! - Nga janari 2026, Gjermania ofron deri në 2000 euro shtesë për pensionistët
"Pension aktiv" quhet modeli i fundit që ka miratuar qeveria gjermane. Falë këtij modeli, mund të fitosh para shtesë pa paguar taksa, pas daljes në pension. Kjo ofertë është menduar për ata që duan të vazhdojnë të punojnë, pas arritjes së moshës së rregullt të pensionit. Struktura pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.
"Pensioni aktiv" ofron lehtësime tatimore, kur punëdhënësi dhe personi në moshën e pensionit bien dakord të vazhdojnë marrëdhënien e punësimit. Në projektligj shkruhet se lehtësimi tatimor "zbatohet pavarësisht nëse tatimpaguesi e merr pensionin apo e shtyn marrjen e tij".
Pensionistët mund të marrin deri në 2000 euro shtesë në muaj, që nuk taksohen kur vazhdojnë punën. Pra, nëse një pensionist fiton 2.500 euro bruto në muaj nga puna e tij, duhet të paguajë taksa vetëm për 500 euro. Pjesa tjetër përjashtohet nga tatimi. Me fjalë të tjera, personat që kanë arritur moshën e pensionit mund të fitojnë deri 24.000 euro në vit, të cilat nuk do të taksohen.
Nga ky model përfitojnë të gjitha ata që duan të punojnë më gjatë se mosha e pensionit, pasi bien dakord, si punonjësi, ashtu edhe punëdhënësi. Pensioni aktiv nuk i jep një personi pretendimin ligjor për punësim të mëtejshëm, thjesht i ofron lehtësi tatimore.
Ministria gjermane e Financave pret që të ketë rreth 168.000 aplikues të rinj në vit, që mund ta pranojnë ofertën. Kjo është e barabartë me rreth një në katër përfitues. Në aspektin fiskal, qeveria është e interesuar në përhapjen e modelit, pasi në këtë rast do të paguanin kontribute sociale si punëdhënësi, ashtu edhe punonjësi.
Nga “pensioni aktiv" nuk përfitojnë të vetëpunësuarit, nëpunësit civilë, si dhe ata që kryejnë ato që quhen "mini-punë”, pra pozicione ku fitojnë më e shumta 556 Euro në muaj dhe maksimalisht 70 ditë në vit. Gjithashtu, nga kjo strukturë përjashtohen edhe fermerët.
Me anë të kësaj mase, qeveria gjermane synon të zbusë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Gjermania ndodhet para një sfide të madhe demografike, pasi 4.8 milionë punonjës dalin në pension deri në vitin 2035.

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e Korçës - 10 fshatra, drejt përmirësimit të furnizimit me ujë
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është hapur procedura tenderuese për infrastrukturën e ujësjellësve në disa fshatra të Korçës. Projekti, me një fond limit......

Sa i mbështet Shqipëria start up-et? - Raporti i RCC: Ekosistemi është në fazat e hershme. Sektori më aktiv, TIK
Ekosistemi i start up-eve është ende në fazën e hershme në Shqipëri, por mbështetja publike-private po rritet. Kështu e vlerëson raporti më i fundit i......

4 milionë britanikë, në borxh të vazhdueshëm - Organizata bamirëse: Shpenzimet për nevojat bazë i tejkalojnë të ardhurat
Katër milionë njerëz në Angli dhe Uells jetojnë në familje të zhytura në një buxhet negativ, që do të thotë se ata shpenzojnë më shumë për nevojat bazë sesa......

Milot-Balldre, gara koncesionare mbyllet pa ankesa - Tre kompani kanë dorëzuar ofertat, interes për kontratën 365 mln euro
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është përmbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Mal i Zi, aeroportet gjeneruan mbi 40 milionë euro - Gjysma e fitimeve të vitit 2024 shkoi për pagat e punonjësve
Aeroportet e Malit të Zi kanë gjeneruar të ardhura prej 40.7 milionë euro në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, sipas......

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e energjisë - ALPEX: Sistemi i ri do të jetë transperent dhe modern
Bursa shqiptare e energjisë elektrike sh.a-alpex ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërtimin e platformës elektronike e tregtimit dhe klerimit Shqipëri-......

A do shkurtohen vende punë në fasoneri nga IA? - Prençe: 1 pajisje mbulon 5 punonjës. Transformohet industria
Zhvillimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po prek çdo sektor të ekonomisë, që nga prodhimi, eksporti, shërbimet, duke e bërë më pak të nevojshme......

Punëdhënësit kroatë, kundër rritjes së pagës minimale - Shoqata: Kostot e larta kërcënojnë investimet dhe punësimin
Shoqata e punëdhënësve kroatë (HUP) i ka kërkuar qeverisë që të mbajë të pandryshuar pagën minimale për vitin 2026, me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe......