Ndërtohen më pak banesa private dhe më shumë pallate- Raporti/ Si po transformohet tregu i pasurive të paluajtshme?
Raporti më i fundit i Deloitte për Indeksin e Pronave sjell të dhëna interesante mbi zhvillimin e banesave private me një, dy apo më shumë kate në Shqipëri. Sipas raportit, vendi ka përjetuar një rënie të ndjeshme në ndërtimin e banesave me kate të ulëta një trend që tregon ngadalësim të dukshëm në ndërtimet vetjake dhe ato në shkallë të vogël nga pronarë individualë apo investitorë privatë. Konkretisht, lejet për ndërtesa me një kat ranë me 52%, ndërsa për ato me dy kate u ulën me 8.5%. Në total, kjo përkthehet në një rënie prej 24.9% të zhvillimit të banesave private në krahasim me një vit më parë. Shqipëria numëroi raportin e 4.58 banesave private për 1000 banorë.
Nga ana tjetër, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se në Shqipëri numëroheshin 1,082,529 banesa të zakonshme. Prej tyre, 47% ishin shtëpi individuale, 39.9% pallate, 8.1% banesa pjesërisht të veçuara dhe 5% shtëpi në radhë tarracore. Ndër to, 67.1% rezultuan të banuara, ndërsa 32.9% mbetën të pabanuara. Banesat në pallate kishin përqindjen më të lartë të boshatisjes (39.4%), ndërsa për shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor kjo shifër varionte rreth 29%.
Këto të dhëna sugjerojnë se tregu shqiptar i pronave po zhvendoset gradualisht nga ndërtimi i shtëpive private drejt zhvillimit të pallateve dhe kullave shumëkatëshe. Një pjesë e mirë e parcelave ku më parë ngriheshin banesa individuale, sot po kthehen në ndërtime palltesh. Ky transformim urban tregon jo vetëm ndryshimin e mënyrës së jetesës, por edhe orientimin e investimeve drejt densifikimit të zonave të banuara.
Megjithatë, ky fenomen nuk është i izoluar vetëm në Shqipëri. Raporti i Deloitte thekson se disa vende të tjera europiane po përballen me të njëjtin trend. Italia, për shembull, regjistroi më pak ndërtim të banesave të reja private, me vetëm 0.94 për 1,000 banorë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Bosnja e Hercegovina kishin respektivisht 1.58 dhe 1.67 për 1,000 banorë. Në kontrast, Irlanda kryesoi me 12.84 banesa të reja private për 1,000 banorë, duke reflektuar një ritëm shumë më të lartë të zhvillimit ndërtimor.
Në nivel europian, Turqia vijon të jetë tregu më aktiv, me rreth 766,100 banesa të reja private të nisura në vitin 2024, duke kaluar Francën, Poloninë dhe Gjermaninë. Ky krahasim tregon se, ndërsa disa tregje po përjetojnë një ngadalësim, të tjerat po njohin një bum ndërtimi, një kontrast që e bën edhe më të dukshme zhvendosjen e dinamikës ndërtimore në Shqipëri dhe në rajon.

Më shumë para’ në pleqëri! - Nga janari 2026, Gjermania ofron deri në 2000 euro shtesë për pensionistët
"Pension aktiv" quhet modeli i fundit që ka miratuar qeveria gjermane. Falë këtij modeli, mund të fitosh para shtesë pa paguar taksa, pas daljes në pension.......

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e Korçës - 10 fshatra, drejt përmirësimit të furnizimit me ujë
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është hapur procedura tenderuese për infrastrukturën e ujësjellësve në disa fshatra të Korçës. Projekti, me një fond limit......

Sa i mbështet Shqipëria start up-et? - Raporti i RCC: Ekosistemi është në fazat e hershme. Sektori më aktiv, TIK
Ekosistemi i start up-eve është ende në fazën e hershme në Shqipëri, por mbështetja publike-private po rritet. Kështu e vlerëson raporti më i fundit i......

4 milionë britanikë, në borxh të vazhdueshëm - Organizata bamirëse: Shpenzimet për nevojat bazë i tejkalojnë të ardhurat
Katër milionë njerëz në Angli dhe Uells jetojnë në familje të zhytura në një buxhet negativ, që do të thotë se ata shpenzojnë më shumë për nevojat bazë sesa......

Milot-Balldre, gara koncesionare mbyllet pa ankesa - Tre kompani kanë dorëzuar ofertat, interes për kontratën 365 mln euro
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është përmbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Mal i Zi, aeroportet gjeneruan mbi 40 milionë euro - Gjysma e fitimeve të vitit 2024 shkoi për pagat e punonjësve
Aeroportet e Malit të Zi kanë gjeneruar të ardhura prej 40.7 milionë euro në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, sipas......

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e energjisë - ALPEX: Sistemi i ri do të jetë transperent dhe modern
Bursa shqiptare e energjisë elektrike sh.a-alpex ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërtimin e platformës elektronike e tregtimit dhe klerimit Shqipëri-......

A do shkurtohen vende punë në fasoneri nga IA? - Prençe: 1 pajisje mbulon 5 punonjës. Transformohet industria
Zhvillimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po prek çdo sektor të ekonomisë, që nga prodhimi, eksporti, shërbimet, duke e bërë më pak të nevojshme......