Sa i mbështet Shqipëria start up-et? - Raporti i RCC: Ekosistemi është në fazat e hershme. Sektori më aktiv, TIK
Ekosistemi i start up-eve është ende në fazën e hershme në Shqipëri, por mbështetja publike-private po rritet. Kështu e vlerëson raporti më i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), mjedisin e start up-eve në Shqipëri.
Një kuadër ligjor dhe institucional është krijuar për të mbështetur start up-et, duke nisur me Ligjin për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Start up-eve dhe një agjenci të dedikuar për to. Megjithatë, mbështetja përqendrohet kryesisht në fazat e hershme të para-ideimit dhe i mungojnë strukturat e inkubacionit afatgjatë.
Raporti thekson se Shqipëria ka zbatuar disa reforma miqësore për biznesin, duke përfshirë regjistrimin e kompanive online, stimuj fiskalë për kompanitë e orientuara drejt inovacionit dhe korniza të përmirësuara të mbrojtjes së investitorëve.
Dendësia e startup-eve mbetet e ulët, me vetëm 88 startup-e për milion banorë, krahasuar me vendet me madhësi të ngjashme, të tilla si 500 në Lituani dhe 1,100 në Estoni. Këto shifra të raportuara në vitin 2024, nxjerrin në pah një boshllëk të rëndësishëm në aktivitetin sipërmarrës në rajon.
Sektorët më aktivë të startup-eve janë TIK, turizmi, AgroTech, shëndetësia/Ed-tech. Shqipëria mban vetëm 0.1% të totalit të startup-eve të Inteligjencës Artificiale në Evropën Qendrore dhe Lindore, që tregon se mjedisi i startup-eve të IA-së është ende në hapat e saj të parë dhe kërkohen skema më të forta mbështetëse për rritje. FinTech dhe RegTech po rriten, por ekziston nevoja për më tepër rregullim.
Sipërmarrja është e përqendruar në Tiranë, e cila pret gati 30% të të gjitha ndërmarrjeve aktive. Zonat rurale ende përballen me migrimin dhe ikjen e trurit, megjithëse po shfaqen iniciativa si Tech-Hub Korça dhe qendrat rinore në Shkodër dhe Gjirokastër. Raporti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vlerëson gjithashtu krijimin e Qendrës Rajonale të Inovacionit në Shqipëri, një bashkëpunim midis EIT RawMaterials dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Qendra do të funksionojë për të mbështetur universitetet, inovatorët dhe investitorët shqiptarë, dhe synon të nxisë inovacionin dhe të përmirësojë zhvillimin e aftësive, veçanërisht te gratë dhe studentët e STEM.

4 milionë britanikë, në borxh të vazhdueshëm - Organizata bamirëse: Shpenzimet për nevojat bazë i tejkalojnë të ardhurat
Katër milionë njerëz në Angli dhe Uells jetojnë në familje të zhytura në një buxhet negativ, që do të thotë se ata shpenzojnë më shumë për nevojat bazë sesa......

Milot-Balldre, gara koncesionare mbyllet pa ankesa - Tre kompani kanë dorëzuar ofertat, interes për kontratën 365 mln euro
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është përmbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Mal i Zi, aeroportet gjeneruan mbi 40 milionë euro - Gjysma e fitimeve të vitit 2024 shkoi për pagat e punonjësve
Aeroportet e Malit të Zi kanë gjeneruar të ardhura prej 40.7 milionë euro në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, sipas......

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e energjisë - ALPEX: Sistemi i ri do të jetë transperent dhe modern
Bursa shqiptare e energjisë elektrike sh.a-alpex ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërtimin e platformës elektronike e tregtimit dhe klerimit Shqipëri-......

A do shkurtohen vende punë në fasoneri nga IA? - Prençe: 1 pajisje mbulon 5 punonjës. Transformohet industria
Zhvillimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po prek çdo sektor të ekonomisë, që nga prodhimi, eksporti, shërbimet, duke e bërë më pak të nevojshme......

Punëdhënësit kroatë, kundër rritjes së pagës minimale - Shoqata: Kostot e larta kërcënojnë investimet dhe punësimin
Shoqata e punëdhënësve kroatë (HUP) i ka kërkuar qeverisë që të mbajë të pandryshuar pagën minimale për vitin 2026, me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe......

Tarifat u kushtojnë kompanive globale mbi 35 mld USD - Por, marrëveshjet tregtare po zbusin ndikimin në ekonominë botërore
Kompanitë ndërkombëtare kanë sinjalizuar mbi 35 miliardë dollarë kosto nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, teksa po hyjnë në raportimet e......

Luhatje në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedha e huaja kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka pasur luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë......