4 milionë britanikë, në borxh të vazhdueshëm - Organizata bamirëse: Shpenzimet për nevojat bazë i tejkalojnë të ardhurat
Katër milionë njerëz në Angli dhe Uells jetojnë në familje të zhytura në një buxhet negativ, që do të thotë se ata shpenzojnë më shumë për nevojat bazë sesa fitojnë, sipas organizatës bamirëse Citizens Advice.
Në një kohë kur faturat për ushqim, energji dhe strehim po rriten, organizata tha se përveç miliona njerëzve që janë tashmë në borxh, edhe 580,000 të tjerë janë në situatë kritike, me vetëm 50 paund që u mbeten në fund të muajit. Sipas institucionit, ata që duhet të shlyejnë borxhet ekzistuese po thellohen edhe më shumë në krizë, pasi kostoja e jetesës po tejkalon të ardhurat e tyre.
Shifrat bazohen në analizat e të dhënave të shpenzimeve nga Zyra Kombëtare e Statistikave dhe në informacionet e mbledhura nga klientët e vetë organizatës bamirëse. Citizens Advice vuri re se qiramarrësit në sektorin privat dhe prindërit e vetëm janë veçanërisht të rrezikuar nga kriza e kostos së jetesës.
Citizens Advice tha se në vitin financiar 2024-25, deficiti mesatar për familjet me buxhet negativ ishte 343 paund, por për vitin 2025-26 pritet të rritet në 396 paund. Më shumë se gjysma e personave që organizata ndihmon për borxhet janë me buxhet negativ. Borxhi mesatar i familjeve të tyre është 9,963 paund.
Këtë muaj, faturat e energjisë për një familje tipike janë rritur në 1,755 paund në vit, ndërkohë që inflacioni ushqimor ka filluar të shtohet sërish. Shifrat për gushtin tregojnë se çmimet e ushqimeve janë zgjeruar me 5.1% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të publikuara gjatë verës treguan se qiratë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave të qiramarrësve.
Organizata bamirëse po i bën thirrje qeverisë që të marrë masa në buxhetin e vjeshtës për të ndihmuar ata që po përballen me vështirësi. Ajo kërkon mbështetje të synuar për faturat e shërbimeve, rritje të ndihmës për qiranë dhe eliminimin e politikës që lejon përfitime vetëm për dy fëmijë për çdo familje.

Milot-Balldre, gara koncesionare mbyllet pa ankesa - Tre kompani kanë dorëzuar ofertat, interes për kontratën 365 mln euro
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është përmbyllur pa ankesa për dokumentet e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të......

Mal i Zi, aeroportet gjeneruan mbi 40 milionë euro - Gjysma e fitimeve të vitit 2024 shkoi për pagat e punonjësve
Aeroportet e Malit të Zi kanë gjeneruar të ardhura prej 40.7 milionë euro në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2023, sipas......

Platformë elektronike Shqipëri-Kosovë për tregtinë e energjisë - ALPEX: Sistemi i ri do të jetë transperent dhe modern
Bursa shqiptare e energjisë elektrike sh.a-alpex ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërtimin e platformës elektronike e tregtimit dhe klerimit Shqipëri-......

A do shkurtohen vende punë në fasoneri nga IA? - Prençe: 1 pajisje mbulon 5 punonjës. Transformohet industria
Zhvillimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale po prek çdo sektor të ekonomisë, që nga prodhimi, eksporti, shërbimet, duke e bërë më pak të nevojshme......

Punëdhënësit kroatë, kundër rritjes së pagës minimale - Shoqata: Kostot e larta kërcënojnë investimet dhe punësimin
Shoqata e punëdhënësve kroatë (HUP) i ka kërkuar qeverisë që të mbajë të pandryshuar pagën minimale për vitin 2026, me qëllim ruajtjen e vendeve të punës dhe......

Tarifat u kushtojnë kompanive globale mbi 35 mld USD - Por, marrëveshjet tregtare po zbusin ndikimin në ekonominë botërore
Kompanitë ndërkombëtare kanë sinjalizuar mbi 35 miliardë dollarë kosto nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, teksa po hyjnë në raportimet e......

Luhatje në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedha e huaja kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka pasur luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë......

IA po transformon startup-et - 70% e themeluesve po rrisin shpenzimet për teknologjinë e re
Ndërsa startup-et po investojnë në mjetet e inteligjencës artificiale për të rritur shpejtësinë e zhvillimit, ekspertët thonë se duhet t’u drejtohemi......