Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2025, 11:58

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e Korçës - 10 fshatra, drejt përmirësimit të furnizimit me ujë

Nga Diamila Leka

Investim i ri për ujësjellësit në rajonin e

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është hapur procedura tenderuese për infrastrukturën e ujësjellësve në disa fshatra të Korçës. Projekti, me një fond limit prej 145,9 milionë lekë do të realizohet nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A, dhe ka si objekt ndërtimin e rrjeteve të reja furnizuese me ujë të pijshëm në disa prej fshatrave më të rëndësishëm të zonës.

Fshatrat që do të përfitojnë nga ky investim janë në Miras, Vidohovë, Eçmenik, Vreshtas, Bejkovë, Vodicë, Borovë, Tren, Zëmblak dhe Sovjan, ku aktualisht furnizimi me ujë të pijshëm përballet me vështirësi të shumta për shkak të rrjeteve të amortizuara ose mungesës së infrastrukturës së duhur.

Sipas dokumentacionit teknik të tenderit, kontraktori fitues do të jetë përgjegjës për ekzekutimin e studimeve topografike dhe përgatitjen e profileve gjatësore, që do t’i paraqiten inxhinierit mbikëqyrës përpara nisjes së punimeve.

Punimet përfshijnë ndërtimin e rrjeteve të reja shpërndarëse, depozita të ujit dhe nën-objekte mbështetëse. Tubacionet me presion do të kalojnë në një proces të pastrimit të rreptë, deri në garantimin e qarkullimit të ujit të pastër. Të gjitha punimet do të zhvillohen në përputhje me standardet shqiptare dhe ato të Bashkimit Europian (EEC). Çdo material dhe komponent që do të përdoret në ndërtim duhet të jetë i certifikuar dhe në përputhje me kodet praktike kombëtare ose ndërkombëtare. Ky investim pritet të ketë ndikim të madh pozitiv për komunitetet rurale të Korçës, duke garantuar një furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat