Paraja në qarkullim jashtë bankave, tjetër rekord - Volumi u rrit në 409.3 miliardë lekë në korrik, nga 408.7 miliardë në qershor

Pas rritjes së ndjeshme në Qershor, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një tjetër rekord në korrik. Në fund të korrikut, volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar rezultoi në vlerën rekord prej 409.3 miliardë lekësh, nga 408.7 në qershor. Në muajin prill, volumi i parave jashtë sistemit bankar ishte 399,5 miliardë. Në janar të këtij viti ishte regjistruar edhe rekordi i mëparshëm, kur totali i parave në qarkullim kaloi nivelin e 402 miliardë lekëve.
Shifrat janë shumë më të larta po t’i karahasojmë me vitet e mëparshme. Në janarin e vitit 2022, totali i parave që qarkullonin jashtë bankave ishte pak më shumë se 376 miliardë lekë, thuajse 25 miliardë lekë, apo rreth 340 milionë euro më pak nga sa qarkullojnë aktualisht. Ky tregues ka ardhur në rritje përgjatë gjithë vitit të shkuar për të kulmuar në fund të tij në mbi 400 miliardë lekë.
Ndërkohë që si fenomen i përket periudhës së Pandemisë. Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18%, që nga viti 2002. Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit të vitit 2019, 23.6% e totalit. Paraja jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse të vazhdueshme duke pasqyruar edhe nivelin e lartë të informalitetit të ekonomisë shqiptare.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Çmimet në rritje, por sa para’ merr turizmi nga shteti? - Sektori më i “përkëdhelur”, përfiton 69% të ndihmës sektoriale
Sektori i turizmit po njeh rritje të vazhdueshme të çmimeve nga viti në vit, e cila nuk vjen vetëm si rrjedhojë e nivelit të inflacionit, por edhe të kërkesës......

ERE licencon 239 MW energji - 6-mujori/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 76 MW janë energji diellore
Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, teksa fuqia totale e instaluar arrin në......

Tregu i ri për shtëpinë tuaj!
Zhvillimet ekonomike të tregut në Shqipëri janë bërë shumë të dukshme së fundmi. Tregu ka kaluar nga një ofertë e kufizuar e produkteve në një gamë të pasur të......

Tesla lançon 2 modele të reja makinash që janë 10 mijë dollarë më të lira!
Tesla nxori versione më të lira të automjeteve të saj Model S dhe Model X në SHBA, ndërsa konkurrenca në hapësirën e automjeteve elektrike vazhdon të rritet.......

Makina fluturuese: Në çfarë pike kemi arritur deri tani?!
Sa afër jemi me makinën fluturuese? A duhet vërtet të përgatitemi për një të ardhme ku do të udhëtojmë me mjete hibride, të afta për të udhëtuar në rrugë, por......

Çfarë është një rrjedhë detritike ose mbeturinash?
Laura Turconi, gjeologe e Institutit Kërkimor për Mbrojtjen Hidrogjeologjike të Torinos, që i përket CNR, shpjegon se një rrjedhë detritike (ose debris flow),......

Vizat e arta në Europë shënojnë “kulmin” - Injorohen apelet e politikanëve për ndërprerjen e procedurave
Programet për investim për të përfituar nënshtetësi europiane janë aktive dhe vijojnë, pavarësisht thirrjeve nga i gjithë spektri politik për t'i dhënë fund......

Rritje rekord pagash në Britani - Banka Qendrore, në gjendje alarmi
Pagat bazë në Britani u rritën për të arritur një normë të re rekord, treguan shifrat të martën, duke shtuar shqetësimet për Bankën e Anglisë për presionet......