ERE licencon 239 MW energji - 6-mujori/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 76 MW janë energji diellore

Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, teksa fuqia totale e instaluar arrin në 239 MW. Sipas të dhënave zyrtare, sasia prej 110 MW i takon 2 termocentraleve lundrues, të marrë me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që janë pozicionuar në Triport të Vlorës. Licenca për këto 2 impiante është dhënë në muajin mars 2023.
Ndërkaq, pas licencave për energji fosile, renditen burimet gjeneruese të energjisë nga dielli. Në total, për periudhën 6 - mujore ERE ka licencuar 5 subjekte, teksa fuqia totale e instaluar është 76 MW. Ndërkaq, nuk kanë munguar licencat e reja për hidrocentralet.
Për periudhën janar – qershor kanë marrë miratimin 3 subjekte, për 10 hidrocentrale të parashikuar. Fuqia e instaluar e këtyre impianteve arrin në 53 MW.
Ndërkaq, sa i takon prodhimit të energjisë nga era, për këtë periudhë të vitit nuk është dhënë asnjë licencë e re, duke bërë që lista e të licencuarve në prodhimin e energjisë nga impiantet eolike të kufizohet në vetëm 2 subjekte, për projekte me fuqi të instaluar 222 MW. Këto licencime të reja vijnë pas atyre të viti 2022, që ndryshe nga 6 - mujori 2023 shënoi zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tregu i ri për shtëpinë tuaj!
Zhvillimet ekonomike të tregut në Shqipëri janë bërë shumë të dukshme së fundmi. Tregu ka kaluar nga një ofertë e kufizuar e produkteve në një gamë të pasur të......

Tesla lançon 2 modele të reja makinash që janë 10 mijë dollarë më të lira!
Tesla nxori versione më të lira të automjeteve të saj Model S dhe Model X në SHBA, ndërsa konkurrenca në hapësirën e automjeteve elektrike vazhdon të rritet.......

Makina fluturuese: Në çfarë pike kemi arritur deri tani?!
Sa afër jemi me makinën fluturuese? A duhet vërtet të përgatitemi për një të ardhme ku do të udhëtojmë me mjete hibride, të afta për të udhëtuar në rrugë, por......

Çfarë është një rrjedhë detritike ose mbeturinash?
Laura Turconi, gjeologe e Institutit Kërkimor për Mbrojtjen Hidrogjeologjike të Torinos, që i përket CNR, shpjegon se një rrjedhë detritike (ose debris flow),......

Vizat e arta në Europë shënojnë “kulmin” - Injorohen apelet e politikanëve për ndërprerjen e procedurave
Programet për investim për të përfituar nënshtetësi europiane janë aktive dhe vijojnë, pavarësisht thirrjeve nga i gjithë spektri politik për t'i dhënë fund......

Rritje rekord pagash në Britani - Banka Qendrore, në gjendje alarmi
Pagat bazë në Britani u rritën për të arritur një normë të re rekord, treguan shifrat të martën, duke shtuar shqetësimet për Bankën e Anglisë për presionet......

Rriten normat e interesit në Rusi - Konfirmohet pragu 12% pas rënies së rublës
Banka Qendrore e Rusisë rriti normat e interesit nga 8.5% në 12% të martën në një takim urgjent pasi rubla ra në nivele rekord kundrejt dollarit amerikan një......

Azia i jep fund produkteve të lira - Pasojat për konsumatorët perëndimorë
Ekonomia globale aktualisht po përballet me një sfidë të re. Pas tre vitesh të mbushura me pandemi, inflacion të lartë dhe tensione gjeopolitike, tani po......