Vendet e Lindjes në BE “luftojnë” për mbijetesë - Ekonomitë janë dobësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Hungaria papritur u zhyt më thellë në recesion për tkurrjen më të gjatë ekonomike në të paktën 28 vjet pasi lufta në Ukrainë vazhdon të minojë rritjen ekonomike në të gjithë krahun lindor të Bashkimit Europian.
Ekonomia e Hungarisë u tkurr 0.3% nga prilli në qershor krahasuar me tre muajt e mëparshëm, një rënie e katërt radhazi. Katër kontraktimet tremujore radhazi janë më të shumtat që nga fillimi i regjistrimeve në 1995.
Polonia, ekonomia më e madhe e rajonit, ra 2.3% në tremujorin e dytë nga tre muajt e mëparshëm, sipas një tjetër sondazhi, për tkurrjen e tretë jo të njëpasnjëshme që nga viti i kaluar. Duke u përballur me rritjen më të shpejtë të çmimeve në një çerek shekulli, pritet të jetë tkurrur me 0.3% në bazë vjetore.
Ndikimi i pushtimit të Rusisë e ka çuar inflacionin në shifra dyshifrore në krizën më të keqe të kostos së jetesës në Europë në dekada dhe ka shtyrë bankat qendrore të rrisin normat e interesit. Kjo përkthehet në shpenzime më të ulëta nga bizneset dhe konsumatorët, gjë që po mbyt zgjerimin ekonomik për shumicën e ekonomive nga Balltiku në Detin e Zi.
Kriza e kostos së jetesës në ekonominë 690 miliardë dollarëshe të Polonisë është një pikë e madhe mosmarrëveshjeje në prag të zgjedhjeve të 15 tetorit në vend, ku partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi po kryeson në sondazhet e opinionit, por duket se nuk do të arrijë një shumicë.
Tendenca shtrihet më tej në të gjithë rajonin. Në Republikën Çeke, ku inflacioni ra në një shifror për herë të parë në 16 muaj në qershor, ekonomia u rrit vetëm 0.1% nga tremujori i mëparshëm.
Rumania ka qenë një vend i jashtëzakonshëm, me rritje të qëndrueshme të produktit të brendshëm bruto që nga pandemia. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, ajo u zgjerua me 0.9% më mirë se sa pritej në baza tremujore, ndërsa u rrit me 1.1% krahasuar me një vit më parë.
Sllovakia u rrit me 1.5% në bazë vjetore, duke mposhtur pritshmëritë, ndërsa Serbia shënoi rritje më të fortë se sa pritej me 1.7% nga një vit më parë. Parashikimi për Bullgarinë, tregon një rritje të dobësuar, por të qëndrueshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Probleme me avionët e qeverisë në Gjermani - Defektet janë subjekt për ironi edhe jashtë vendit
Defektet e avionëve të qeverisë gjermane janë tashmë një temë për të qeshur herë pas here. Por që diçka e tillë të ndodhë dy herë në të njëjtin udhëtim dhe......

Çmimi i gazit natyror, 40 euro për megavat orë - Tregu europian, pas vjeshtës pritet sërish rritje çmimi
Gazi natyror ka arritur në pragun e 40 eurove për megavat orë në tregun europian. Ndërsa parashikohet se me kalimin e vjeshtës çmimet do të rriten......

Korriku, muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë vitit 2023!
DPSHTRR bën me dije se bazuar në statistikat më të fundit për sa i përket regjistrimit të mjeteve në Shqipëri, rezultat për periudhën Janar-Korrik 2023 kanë......

Taksa e shtëpive të dyta e të treta, 5 argumentet e Qeverisë - Nga deklaratat e rreme të çmimeve, te shfrytëzimi i apartamenteve, te të ardhurat në buxhet
Ndërsa shumë shqiptarë kanë tashmë shtëpinë e dytë në bregdet, apo edhe të tretë në periferi apo në zona qendrore të Kryeqytetit, Qeveria quan më se të drejtë......

Ankimohet tenderi për sistemin e tatimeve - Procedura synon vazhdimësinë e punës për tatimapaguesit, fondi limit 1.77 mln euro
Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit elektronik tatimor e-Taxation, që synon sigurimin e vazhdimësisë së punës, ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit......

Paraja në qarkullim jashtë bankave, tjetër rekord - Volumi u rrit në 409.3 miliardë lekë në korrik, nga 408.7 miliardë në qershor
Pas rritjes së ndjeshme në Qershor, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një tjetër rekord në korrik. Në fund të korrikut, volumi i......

Çmimet në rritje, por sa para’ merr turizmi nga shteti? - Sektori më i “përkëdhelur”, përfiton 69% të ndihmës sektoriale
Sektori i turizmit po njeh rritje të vazhdueshme të çmimeve nga viti në vit, e cila nuk vjen vetëm si rrjedhojë e nivelit të inflacionit, por edhe të kërkesës......

ERE licencon 239 MW energji - 6-mujori/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 76 MW janë energji diellore
Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, teksa fuqia totale e instaluar arrin në......