Prani e ulët e investitorëve, bonot pranë minimumit - Interesi mesatar 3.16% këtë javë, bien edhe yieldet e instrumenteve afatgjatë

Normat e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë kanë shënuar nivele shumë të ulëta, fare pranë kufirit prej 3%, të normës bazë të vendosur që në fillim të këtij viti nga Banka e Shqipërisë. Në ankandin e kësaj jave bonot me maturim 12-mujor janë shitur me normën mesatare 3.16, një rritje e papërfishme nga norma 3.13% e shënuar në ankandin e mëparshëm.
Yieldi më i ulët u shënua në qershor, 3.09, fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Duket se rënia e interesit për të investuar në letra me vlerë të Qeverisë është edhe faktori kryesor i normave kaq të ulëta.
Në ankandet e fundit vërehet se shuma e vënë në dispozicion nga investitorët për të blerë bono është thuasje sa shuma e shpallur nga Qeveria. Në ankandin e kësaj jave, shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7.2 miliardë lekë, ndërkohë që shumë e vënë në dispozicion nga blerësit ishte 8.6 miliardë lekë.
Për të kuptuar sa e ndjeshmë është rënia e vëmendjes ndaj bonove, kujtojmë se në qershor, shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7 miliardë lekë, ndërsa kërkesa nga investitorët mbi 11 miliardë lekë.
Rënia e yield-eve ka qenë e përgjithshme ndonëse më e dalluar tek yield-i 12-mujor. Me vonesa kohore normale, ajo është përcjellë më pas dhe tek maturitetet afatgjata. Yield-et e obligacioneve regjistruan mesatarisht një ulje prej 0.40 pikë përqindje nga nivelet e tyre në tremujorin e parë.
Kurba e yield-eve ka pasqyruar këto zhvillime duke ulur nivelin e saj krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Në krahasim me një vit më parë, ajo mbetet më e lartë, po është më e sheshtë, si rrjedhojë e kërkesës më të lartë në maturitetet mesatare dhe të gjata dhe rënies më të madhe të këtyre yield-eve.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Banka e Kinës nis lëvizjen mbarëkombëtare për të reduktuar hendekun e pagave midis punonjësve!
Banka e Kinës Ltd, huadhënësi i katërt më i madh i Kinës për nga aktivet, ka nisur një ushtrim mbarëkombëtar për të reduktuar boshllëqet e pagave midis......

Modi: Ekonomia e Indisë do të jetë ndër tre më të mirat në botë brenda 5 viteve!
Kryeministri Narendra Modi tha se ekonomia e Indisë do të jetë ndër tre më të mirat në botë brenda pesë viteve, pasi ai shënoi të martën 76-vjetorin e......

"Po aq e rëndësishme sa energjia apo uji" - Biden: SHBA do të shpenzojë 42 miliardë dollarë për t'i dhënë "çdo personi në Amerikë" akses në internet deri në vitin 2030!
Përkufizimi i "Bidenomics" u zgjerua kohët e fundit për të përfshirë një koncept të ri: akses universal në internet. Në fillim të kësaj vere, presidenti Joe......

Hendeku i yield-eve midis Kinës dhe SHBA-së zgjerohet në nivelin më të lartë që nga viti 2007!
Diferencat e yield-eve midis Kinës dhe SHBA-së u zgjeruan në nivelin më të lartë në 16 vjet të mërkurën, pasi investitorët spekuluan se banka qendrore e Kinës......

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone-it tuaj ndoshta po përkeqësohet. Ja çfarë duhet bërë!
Nëse jeta e baterisë së iPhone-it tuaj duket sikur po përkeqësohet, kjo ndodh sepse ka një shpjegim të thjeshtë. Nëse e keni në pronësi iPhone tuaj - ose......

Një flluskë karboni multi-trilion dollarësh? Shefi i klimës paralajmëron liderët botërorë për planet e karburanteve fosile!
Kreu i autoritetit botëror të shkencës klimatike thotë se politikëbërësit janë në rrezik të anashkalojnë një bombë me sahat multitrilion dollarësh duke shtyrë......

75% e miliarderëve e kanë bërë vetë pasurinë e tyre - Por, brezat e ardhshëm do e zhdukin këtë pasuri
Askush nuk e pa pasurinë e tij të rritej me vlerën e 9 zerove pa shpikur një risi që u përhap shpejt dhe në shumë njerëz. Kohët e fundit, rolin kryesor e ka......

Vetëpunësimi, Shqipëria kryeson Europën - Kemi normën më të lartë me 32%. Në BE, vetëm 13% janë të vetëpunësuar
Sipas vlerësimeve të anketës mbi tregun e punës, për vitin 2022, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 47.0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë,......