Krifca: Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë (OIV)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri me dije se Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa për të mbështetur sektorin e vreshtarisë dhe prodhimin e verës në Skemën Kombëtare të Mbështetjes dhe përafrimin e ligjit dhe dispozitave me atë të legjislacionit të Bashkimit Europian, i cili kulmoi me miratimin në parlament të ligjit të ri Nr. 86/2022 për Vreshtarinë dhe Verën, që rregullon më mirë sektorin dhe u mundëson prodhuesve shqiptarë të zgjerojnë mundësitë e tyre të eksportit.
Ajo njoftoi gjithashtu se vendi ynë është bërë tashmë anëtar i 50-të i Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë (OIV) falë mikroklimave të pasura të vendit tonë që krijojnë një terruar që ofron varietete lokale rrushi unike, të cilat po fitojnë popullaritet dhe janë kthyer në pikën e fortë të prodhuesve shqiptarë të verës. “Mjaft kantina janë kthyer nga punishte të vogla artizanale, në prodhues të mëdhenj që tashmë janë të aftë të garantojnë cilësinë dhe sasinë, duke mbyllur ekselencën dhe pasionin në një shishe, gati për dashamirësit e verës në të gjithë botën,” u shpreh Krifca.
Sipas njoftimit tashmë në Shqipëri janë të regjistruara 70 kantina, nga të cilat më shumë se 20 janë kantina të mëdha dhe disa prej tyre janë të përkushtuara për prodhimin e verës nga varietetet autoktone të rrushit si: Kallmet, Shesh (e bardhë dhe e kuqe) Serinë, Debinë (e bardhë dhe e kuqe), Puls, Cërrujë, Vlosh. “Këto varietete rrushi po fitojnë dalëngadalë popullaritet dhe janë bërë forca e verëbërësve shqiptarë, duke tërhequr adhuruesit e verës dhe profesionistët që tani kanë filluar të zbulojnë terruare dhe aroma të veçanta të verërave tona. Varietetet e tjera që janë përshtatur mirë me territorin dhe klimën e Shqipërisë janë: Merlot, Muskat, Riesling, Tempranillo, Cabernet Sauvignon etj.”
Krifca theksoi gji9thashtu se këta hapa të rëndësishëm çuan në një vendim të natyrshëm por shumë të rëndësishëm; atë të anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Rrushit dhe Verës, duke hyrë kështu në diskutimin e rëndësishëm global për prodhimin e rrushit dhe verës. Sipas të dhënave të MBZHR, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2 %, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit.
E . S / SCAN
Sondazh

Në 6 muaj, 320 mln USD për punë publike - Si ka qenë ecuria e shpenzimeve kapitale ndër vite?
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me investime publike të realizuara në masën 25 % në raport me planifikimin. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e......

Sa i kushtoi një vend pune shtetit? - Nga programet e punësimit u integruan në treg 491 punëkërkues
Prej vitesh qeveria ka vendosur fonde në dispozicion për nxitjen e punësimit të cilat përfitohen nga biznese me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Por......

Norma konkurruese, depozitat me afat rriten 11% - Sistemi bankar rrit interesat. Në treg paketa 3% në vit në lek, në euro 2.5%
Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka forcuar tendencën e individëve e bizneseve drejt depozitave me afate të gjata. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së......

9 kompani private në bursën shqiptare të energjisë - Zhvillimet e tregut, shkon në 14 numri i subjekteve të listuar në ALPEX
Teksa zyratisht Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike nisi operimet në datën 11 prill të këtij viti, numri i kompanive private të listuara ka arritur në 9.......

Prani e ulët e investitorëve, bonot pranë minimumit - Interesi mesatar 3.16% këtë javë, bien edhe yieldet e instrumenteve afatgjatë
Normat e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë kanë shënuar nivele shumë të ulëta, fare pranë kufirit prej 3%, të normës bazë të vendosur që në fillim të......

Banka e Kinës nis lëvizjen mbarëkombëtare për të reduktuar hendekun e pagave midis punonjësve!
Banka e Kinës Ltd, huadhënësi i katërt më i madh i Kinës për nga aktivet, ka nisur një ushtrim mbarëkombëtar për të reduktuar boshllëqet e pagave midis......

Modi: Ekonomia e Indisë do të jetë ndër tre më të mirat në botë brenda 5 viteve!
Kryeministri Narendra Modi tha se ekonomia e Indisë do të jetë ndër tre më të mirat në botë brenda pesë viteve, pasi ai shënoi të martën 76-vjetorin e......

"Po aq e rëndësishme sa energjia apo uji" - Biden: SHBA do të shpenzojë 42 miliardë dollarë për t'i dhënë "çdo personi në Amerikë" akses në internet deri në vitin 2030!
Përkufizimi i "Bidenomics" u zgjerua kohët e fundit për të përfshirë një koncept të ri: akses universal në internet. Në fillim të kësaj vere, presidenti Joe......