Biden feston fitoren e reformës ekonomike - “Akti i reduktimit të inflacionit është transformues”

Në përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të "Aktit të Reduktimit të Inflacionit", presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, festoi fitoren që ka të ngjarë të jetë një panoramë paraprake e mesazhit të fushatës së tij elektorale gjatë vitit të ardhshëm.
Në një festë në Shtëpinë e Bardhë, Biden e cilësoi faturën prej 740 miliardë dollarësh për klimën, shëndetin dhe taksat si një nga "ligjet më të rëndësishme" të miratuara ndonjëherë.
Ai theksoi se fitorja u shënua duke marrë përsipër interesat e veçanta. Biden u shpreh se premtimet kryesore të administratës së tij janë realizuar, si për shembull: ulja e kostove për familjet, veçanërisht kostot e kujdesit shëndetësor; rritja e sigurisë energjetike të Amerikës; rivendosja e drejtësisë në një kod tatimor; krijimi i vendeve të punës me pagesë të mirë në Amerikë; dhe adresimi i kërcënimeve të mundshme nga kriza klimatike.
I rrethuar nga njerëz për të cilët Shtëpia e Bardhë tha se kishin përfituar nga ligji, Biden mbajti një fjalim dhe pasqyroi strategjinë e tij të fushatës të vitit 2024: të bindë votuesit se tendencat pozitive më të gjera ekonomike po i ndihmojnë ata në një nivel individual. – duke marrë meritat për ‘të.
Shtëpia e Bardhë e ka quajtur politikisht qasjen “Bidenomics”. Sipas presidentit, “Bidenomics” është ankoruar në atë që ka funksionuar gjithmonë më mirë për vendin, investimi në Amerikë, investimi tek amerikanët.
Por, pavarësisht disa treguesve pozitivë ekonomikë, sondazhet kanë treguar se Biden vazhdon të humbasë mbështetje në elektorat për sa i përket politikës ekonomike që po ndjek aktualisht administrata e tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kabineti gjerman miraton projektligjin historik për liberalizimin e përdorimit të kanabisit!
Kabineti i Gjermanisë miratoi të mërkurën një projekt-ligj të diskutueshëm novator që do t'i lejojë të rriturit të blejnë dhe posedojnë sasi të vogla kanabisi......

Bjellorusia po përballet me më shumë mbyllje kufijsh perëndimorë ndërsa tensionet rriten!
Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj të kalimit në kufirin me Bjellorusinë mes tensioneve në shtetet baltike dhe Poloninë për praninë e mercenarëve......

26 mijë shkreptima në orë, mijëra pasagjerë të prekur - Moti i keq përfshin edhe Gjermaninë!
Në Gjermaninë jugore dhe të mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe. Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra......

Ndryshimi i klimës po ndikon ndjeshëm në turizmin e Europës Juglindore!
Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 95.8......

Krifca: Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë (OIV)
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri me dije se Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa për të mbështetur sektorin e vreshtarisë dhe......

Në 6 muaj, 320 mln USD për punë publike - Si ka qenë ecuria e shpenzimeve kapitale ndër vite?
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me investime publike të realizuara në masën 25 % në raport me planifikimin. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e......

Sa i kushtoi një vend pune shtetit? - Nga programet e punësimit u integruan në treg 491 punëkërkues
Prej vitesh qeveria ka vendosur fonde në dispozicion për nxitjen e punësimit të cilat përfitohen nga biznese me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Por......