Si ndikoi rritja e pagave në skemën e pensioneve? - Analiza e të ardhurave dhe shpenzimeve. Deficiti, ende i lartë

Rritja pagave në sektorin publik, por edhe në sektorin privat për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe fushatës që ndërmori qeveria për të nxitur bizneset, duket se sërish nuk e ka zbehur deficitin në skemën e pensioneve.
Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave për gjysmën e parë të vitit, kur dhe është bërë efektive rritja e pagave, çka solli shtesë në kontributet e derdhura nga punonjësit, tregojnë se sërish ka hendek midis të ardhurave dhe shpenzimeve nga ky zë. Kështu në periudhën Janar-Qershor 2023, të ardhurat vetëm nga kontributet e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë 68.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për sigurime shoqërore rezultojnë afro 79.2 miliardë lekë.
Nëse do të krahasojmë vetëm këto dy zëra, deficiti në skemë rezulton afro 10.5 miliardë lekë. Shpenzimet e sigurimeve lidhen me pensionet e pleqërisë, familjare, të invaliditetit, lejeve të lindjes, pagesat e përkohshme për paaftësi në punë, etj.
Megjithatë të ardhurat nga ky zë nëse do ta krahasojmë me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si pasojë e rritjes së pagës minimale dhe maksimale ndër vite. Krahasimesh me 6 mujorin 2022, rritja e të ardhurave regjistrohet në 10 miliardë lekë.
Efektet e rritjes së pagave në shkallë vendi gjatë këtij vitit do të shihen edhe në vijim dhe fundi i 2023 do të bëjë bilancin përfundimtar sa i takon perfomancës së skemës së pensioneve.
Ndërkohë gjatë vitit që lamë pas, janë mbledhur nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore 133.3 miliardë lekë, ndërsa janë shpenzuar 156.3 miliardë lekë. Subvencioni i buxhetit të shtetit për vitin 2022 arriti në 23 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Si do të llogariten kontributet për pagat e larta? - Formula e re, paga maksimale indeksohet në vlerë dhe jo në %
Paga maksimale për efekt kontributesh për punonjësit me paga të larta nuk do të rritet më në përqindje sikurse ka funksionuar deri më tani, por në vlerë, aq sa......

Tirana “kampione” e aksidenteve me makina e dëmshpërblimeve - Sigurimet për frymë, diznivel i fortë i kryeqytetit me qytetet e tjera të mëdha
Siç mund të merret lehtë me mend, Tirana është përgjegjësja kryesore e tregut të sigurimeve në vend, si sa i përket volumit të kontratave ashtu edhe......

Shtrenjtimi i energjisë për furrat e bukës - Rihapet debati/ Shoqata, letër ERE-s: 2 propozime për faturimin e këtyre bizneseve
Teksa në mesin e muajit korrik, Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e OSHEE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që......

Flukset e larta të eurove, depozitat në valutë rriten 15.9% - Banka e Shqipërisë: Depozitat në monedhën europiane u shtuan me 1 miliard euro në 1 vit
Depozitat bankare në valutë kanë vijuar gjatë gjysmës së parë të 2023 tendencën e fortë rritëse duke reflektuar veçanërisht flukset e larta të monedhës së......

Mallrat kineze "pushtojnë" Shqipërinë! - Nga makineritë dhe këpucët, te materialet e ndërtimit. Cilat kryesojnë?
Peshën më të madhe të importeve në Shqipëri e zë Kina, duke pësuar e një rritje të konsiderueshme në 7 muajt e parë të 2023. Duke ju referuar të dhënave nga......

Ku ndodhet turbina me erë më e lartë në botë?!
Kina shpesh llogaritet ndër ndotësit kryesorë globalë, por ajo po studion gjithashtu edhe teknologjitë pioniere për të prodhuar energji të pastër në një......

Ekskluzive Reuters/ Bankat shtetërore të Kinës po shesin dollarë për juan në tregjet e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit!
Bankat kryesore shtetërore të Kinës u panë të zënë me shitjen e dollarëve amerikanë për të blerë juan në tregjet e këmbimit valutor onshore dhe offshore, sipas......

Zhvlerësimi i euros dhe inflacioni “fundosin” eksportet - Bien me 4% gjatë korrikut, ndikuan kryesisht materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet po ‘fundosen’ si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta......