Shtrenjtimi i energjisë për furrat e bukës - Rihapet debati/ Shoqata, letër ERE-s: 2 propozime për faturimin e këtyre bizneseve

Teksa në mesin e muajit korrik, Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e OSHEE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që tregtojnë edhe produkte të tjera, Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave kërkon një zgjidhje përfundimtare për tarifimin e këtyre bizneseve.
Përmes një shkrese dërguar pranë ERE-s, jepen 2 alternativat që sipas Shoqatës do të adresojnë problemin që ekziston prej vitesh. Kështu, për të përfituar tarifën preferenciale prej 7.6 lekë/kWh propozohet që subjektet të kenë një NIPT sekondar vetëm për prodhim buke dhe ambient të veccantë, por pa certifikatë pronësie.
Kjo e fundit është përdorur si argument nga OSHEE për të penguar nënshkrimin e 2 kontratave të furnizimit me energji elektrike, me matës të ndarë për këto subjekte. Ndërkaq, për subjektet që do prodhojnë dhe tregtojnë edhe produkte pasticcerie dhe brumra shoqata kërkon tarifimin me 9.5 lekë/kWh përmes përmbushjes së 3 kushteve, ku përfshihet licenca për furrë buke, pasticceri dhe brumra, në ambientet ku ushtrohet aktiviteti të ketë pajisje edhe për prodhim pasticcerit, byrketore apo bar kafe si dhe të ketë ambiente për shërbime të tjera.
Paralelisht, në shkresë kërkohet që të hiqet gjoba që vendoset përpara akt-konstatimit për furrat e bukës. Debati për e energjisë elektrike për furrat bukës ka nisur që prej vitit 2018, por deri më tani ERE nuk ka miratuar rritje të çmimit, duke lënë në fuqi tarifën preferenciale prej 7.6 lekë/ kWh. Gjithsesi, në mbledhjen e fundit të ERE-s të zhvilluar për këtë ccështje, pavarësisht vendimit për rrëzimin e kërkesës, u theksua se problematika e krijuar me këta abonentë kërkon zgjidhje.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Flukset e larta të eurove, depozitat në valutë rriten 15.9% - Banka e Shqipërisë: Depozitat në monedhën europiane u shtuan me 1 miliard euro në 1 vit
Depozitat bankare në valutë kanë vijuar gjatë gjysmës së parë të 2023 tendencën e fortë rritëse duke reflektuar veçanërisht flukset e larta të monedhës së......

Mallrat kineze "pushtojnë" Shqipërinë! - Nga makineritë dhe këpucët, te materialet e ndërtimit. Cilat kryesojnë?
Peshën më të madhe të importeve në Shqipëri e zë Kina, duke pësuar e një rritje të konsiderueshme në 7 muajt e parë të 2023. Duke ju referuar të dhënave nga......

Ku ndodhet turbina me erë më e lartë në botë?!
Kina shpesh llogaritet ndër ndotësit kryesorë globalë, por ajo po studion gjithashtu edhe teknologjitë pioniere për të prodhuar energji të pastër në një......

Ekskluzive Reuters/ Bankat shtetërore të Kinës po shesin dollarë për juan në tregjet e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit!
Bankat kryesore shtetërore të Kinës u panë të zënë me shitjen e dollarëve amerikanë për të blerë juan në tregjet e këmbimit valutor onshore dhe offshore, sipas......

Zhvlerësimi i euros dhe inflacioni “fundosin” eksportet - Bien me 4% gjatë korrikut, ndikuan kryesisht materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet po ‘fundosen’ si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta......

Roboti humanoid që mund të pilotojë në mënyrë të sigurt një aeroplan më mirë se një njeri!
Të dyja, inteligjenca artificiale (AI) dhe robotika kanë bërë përparime të rëndësishme vitet e fundit, që do të thotë se shumica e punëve njerëzore së shpejti......

Suksesi i Vietnamit me automjetet elektrike - Kompania VinFast vlen më shumë se Ford dhe GM
Prodhuesi vietnamez i automjeteve elektrike, ‘VinFast’ aktualisht vlen më shumë se Ford dhe GM pas debutimit në Nasdaq. Aksionet e VinFast u rritën pas......

India importon grurë të lirë nga Rusia - Vendimi për të “qetësuar” çmimet në tregun vendas
India është në bisedime me Rusinë për të importuar grurë me zbritje përballë rritjes së çmimeve globale, në një lëvizje të rrallë për të rritur furnizimet dhe......