Tirana “kampione” e aksidenteve me makina e dëmshpërblimeve - Sigurimet për frymë, diznivel i fortë i kryeqytetit me qytetet e tjera të mëdha

Siç mund të merret lehtë me mend, Tirana është përgjegjësja kryesore e tregut të sigurimeve në vend, si sa i përket volumit të kontratave ashtu edhe dëmshpërblimeve. Ajo që bie në sy në gjeografinë e Tregut të Sigurimeve, të sapopublikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, është dizniveli i fortë i sigurimeve për frymë mes Tiranës e qyteteve të tjerë, madje edhe ata me peshë në jetën ekonomike të vendit.
Primi për frymë në Tiranë rezulton 14.257 lekë, thuajse sa dyfishi i mesatares në rang kombëtar, ndërkohë që prim shumë të ulët për frymë shënojnë disa prej qyteteve më të mëdha në vend. Dhe në fakt, në vend të dytë për nga primi për frymë i sigurimeve renditet Gjirokastra, me 7 mijë lekë.
Me diferencë të fortë, në vend të tretë renditet Durrësi me prim për frymë në vlerën 5,332 lekë, e pasuar nga Shkodra, me një prim për frymë prej 4,724 lekësh. Në vend të pestë sa i përket primit për frymë renditet Korrca, me 4,698 lekë, e ndjekur nga Shkodra 4,126 lekë. Bie në sy se qytete me mjaft aktivitet ekonomik, si Fieri, Berati e Elbasani e kanë primin për frymë nën kuotën e 4 mijë lekëve.
Tiarana është gjithashtu përgjegjëse për pjesën dërrmuese të tregut të sigurimeve, duke qenë se nga 20 miliardë lekë prime të paguara në total në gjithë territorin, 13 miliardë i përkasin kryeqytetit. Por sidomos, kryeqyteti mban peshën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga automjetet.
Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 62.87% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2022, Durrësi me 7.36%, Fieri 4.69%, Elbasani 4.39% dhe Korça 4.32%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 15-vjeçare.
Në total, kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjatë vitit të shkuar 6.5 miliardë lekë dëme, 4.5 miliardë prej të cilave në Kryeqytet. Në total për të mbuluar dëmet e shkaktuara gjatë aksidenteve me makina, kompanitë kanë paguar rreth 3.2 miliardë lekë. Më shumë se gjysma e këtyre dëmshpërblimeve janë paguar për aksidente të shkaktuara apo pësuara nga mjete të regjistruara në Tiranë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Shtrenjtimi i energjisë për furrat e bukës - Rihapet debati/ Shoqata, letër ERE-s: 2 propozime për faturimin e këtyre bizneseve
Teksa në mesin e muajit korrik, Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e OSHEE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që......

Flukset e larta të eurove, depozitat në valutë rriten 15.9% - Banka e Shqipërisë: Depozitat në monedhën europiane u shtuan me 1 miliard euro në 1 vit
Depozitat bankare në valutë kanë vijuar gjatë gjysmës së parë të 2023 tendencën e fortë rritëse duke reflektuar veçanërisht flukset e larta të monedhës së......

Mallrat kineze "pushtojnë" Shqipërinë! - Nga makineritë dhe këpucët, te materialet e ndërtimit. Cilat kryesojnë?
Peshën më të madhe të importeve në Shqipëri e zë Kina, duke pësuar e një rritje të konsiderueshme në 7 muajt e parë të 2023. Duke ju referuar të dhënave nga......

Ku ndodhet turbina me erë më e lartë në botë?!
Kina shpesh llogaritet ndër ndotësit kryesorë globalë, por ajo po studion gjithashtu edhe teknologjitë pioniere për të prodhuar energji të pastër në një......

Ekskluzive Reuters/ Bankat shtetërore të Kinës po shesin dollarë për juan në tregjet e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit!
Bankat kryesore shtetërore të Kinës u panë të zënë me shitjen e dollarëve amerikanë për të blerë juan në tregjet e këmbimit valutor onshore dhe offshore, sipas......

Zhvlerësimi i euros dhe inflacioni “fundosin” eksportet - Bien me 4% gjatë korrikut, ndikuan kryesisht materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet po ‘fundosen’ si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta......

Roboti humanoid që mund të pilotojë në mënyrë të sigurt një aeroplan më mirë se një njeri!
Të dyja, inteligjenca artificiale (AI) dhe robotika kanë bërë përparime të rëndësishme vitet e fundit, që do të thotë se shumica e punëve njerëzore së shpejti......

Suksesi i Vietnamit me automjetet elektrike - Kompania VinFast vlen më shumë se Ford dhe GM
Prodhuesi vietnamez i automjeteve elektrike, ‘VinFast’ aktualisht vlen më shumë se Ford dhe GM pas debutimit në Nasdaq. Aksionet e VinFast u rritën pas......