“S&P” rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë - Nga e qendrueshme, në pozitive. Konfirmohet vlerësimi B+

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditit “Standard & Poor’s” (S&P), rishikoi në ngritje perspektivën e Shqipërisë në pozitive, nga e qendrueshme, si dhe konfirmoi vlerësimin për kreditë afatgjata dhe afashkurtra në monedhën vendase dhe të huaj në “B+/B”.
Sipas vlerësimit të fundit, pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë të zbutet në periudhën 2023-2024, duke reflektuar kërkesën e jashtme më të dobët, përpara se të rikuperohet drejt 4% deri në vitin 2026. Agjencia thekson se deficitet e dyfishta fiskale dhe ato të llogarisë korrente u vendosën të rishikohen për shkak të të ardhurave të forta nga turizmi.
Agjencia parashikon që rritja reale e PBB-së së Shqipërisë të ngadalësohet në 3% këtë vit, nga 4.9% që ishte në 2022, për shkak të kërkesës më të ulët nga Europa. Ndërkohë që, pas këtij viti pritet një rritje drejt 4% deri në vitin 2026 e mbështetur në konsumin e rritur nga turizmi dhe lehtësimin e kushteve ekonomike e financiare globale. Në vlerësim thuhet se boshllëqet e infrastrukturës, një kuadër ligjor disi i dobët, korrupsioni dhe shtrëngimi i tregut të punës vazhdojnë të pengojnë ekonominë e Shqipërisë.
Megjithatë, vendi, i nxitur nga përpjekjet e tij për t'u bashkuar me BE-në pas arritjes së statusit të kandidatit në vitin 2014, ka bërë hapa në rritje në adresimin e këtyre pengesave strukturore.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Durrës Marina” hedh themelet - Nis ndërtimi i dy godinave të para të superprojektit
Projekti i “Durrës Yachts & Marina” ka nisur të bëhet realitet. Tashmë me dhënien e lejeve përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ka nisur puna për......

Brenda 2024, ligj i ri për organizimin e administratës publike - Drafti, ndryshon rrënjësisht mënyra e llogaridhënies së institucioneve të varësisë
Brenda vitit 2024 Qeveria do amendojë tërësisht ligjin e vitit 2012 për organizmin e institucioneve publike, ndërkohë që deri në qershor 2025 është parashikuar......

Trenat në Shqipëri do të ecin më shpejt? - Do të investohen 100 mln lekë në dy segmente. Shpejtësia pritet të jetë 40 km/h
Hekurudha, që thuajse në të gjithë botën është baza e transportit të njerëzve dhe mallrave në Shqipëri ka degraduar. Por, këtij sektori thuajse të harruar ndër......

Ervin Mete takon Guvernatorin Sejko: Në fokus, bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe pritshmëritë për të ardhmen!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë të cilit u diskutua mbi zhvillimet......

Huawei vë bast gjithçka në inteligjencën artificiale - FBI: Pajisjet celulare kineze mund të prishin komunikimin e arsenalit bërthamor të SHBA-së!
Huawei i është bashkuar listës së kompanive që duan të vënë bast gjithçka në inteligjencën artificiale. Për herë të parë në rreth 10 vjet, gjigandi kinez i......

Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri - Renditemi në vend të 31-të. Kryesojmë rajonin dhe disa prej vendeve më të zhvilluara në Europë
Shqipëria pozicionohet në vend të 31 mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti......

Shqiptarët “prodhuan” më pak mbetje - Por, rreth 14% e plehrave nuk arrijnë në vendet e caktuara!
Qytetarët shqiptarë kanë “prodhuar” më pak mbetje, por një pjesë e mirë e tyre nuk arrijnë të shkojnë në vendet e caktuara, por sërish mbeten rrugëve apo në......

“Gjethja” fotovoltaike që ‘kopjon’ natyrën!
Ekziston një arsye pse gjethet kanë një formë dhe strukturë të caktuar në natyrë: janë evolucionare dhe funksionale. Kjo është ajo që menduan studiuesit në......