Trenat në Shqipëri do të ecin më shpejt? - Do të investohen 100 mln lekë në dy segmente. Shpejtësia pritet të jetë 40 km/h

Hekurudha, që thuajse në të gjithë botën është baza e transportit të njerëzve dhe mallrave në Shqipëri ka degraduar. Por, këtij sektori thuajse të harruar ndër vite, duket se po i rikthehet vëmendja. Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ka hapur dy tenderë me nga 50 milionë lekë secilin për përmirësimin dhe rritjen e shpejtësisë së lëvizjes në linjë.
Pritet të ndërhyhet në dy segmente, atë Durrës-Elbasan dhe Rrogozhinë-Lushnje. Në secilën këto linja do të zëvendësohen materialet e amortizuara të trasesë në një gjatësi prej 4 mijë metra linearë për secilin segment.
Siç specifikohet ndër të tjera në dokumentet e tenderave, do të kryhet plotësimi i linjave me traversa druri të reja, pasi ato ekzistuese janë plotësisht të kalbura dhe një pjesë janë djegur në masë nga rënia e zjarreve. Krahas këtyre punimeve, në urën e Rrogozhinës do të zëvendësohen edhe parmakët që janë amortizuar.
Sipas Hekurudhës Shqiptare, në përfundim të punimeve të mësipërme, mendohet se shpejtësia e lëvizjës së trenave në këto dy segmente nga 5 km/orë që është aktualisht, të shkojë deri në 40 km/orë.
Ndërkaq, referuar buxhetit të shtetit 2023, për transportin hekurudhor janë parashikuar rreth 28.2 milionë euro financime të huaja, që do të përdoren për linjën Shkodër-Hani i Hotit; rehabilitimin e linjës Durrës-Terminali i pasagjerëve Tiranë; ndërtimin e linjës Tiranë-Rinas dhe studim fizibiliteti për linjën Durrës-Prishtinë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është 204 km.
Dorian Koça/SCAN

Ervin Mete takon Guvernatorin Sejko: Në fokus, bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe pritshmëritë për të ardhmen!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë të cilit u diskutua mbi zhvillimet......

Huawei vë bast gjithçka në inteligjencën artificiale - FBI: Pajisjet celulare kineze mund të prishin komunikimin e arsenalit bërthamor të SHBA-së!
Huawei i është bashkuar listës së kompanive që duan të vënë bast gjithçka në inteligjencën artificiale. Për herë të parë në rreth 10 vjet, gjigandi kinez i......

Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri - Renditemi në vend të 31-të. Kryesojmë rajonin dhe disa prej vendeve më të zhvilluara në Europë
Shqipëria pozicionohet në vend të 31 mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti......

Shqiptarët “prodhuan” më pak mbetje - Por, rreth 14% e plehrave nuk arrijnë në vendet e caktuara!
Qytetarët shqiptarë kanë “prodhuar” më pak mbetje, por një pjesë e mirë e tyre nuk arrijnë të shkojnë në vendet e caktuara, por sërish mbeten rrugëve apo në......

“Gjethja” fotovoltaike që ‘kopjon’ natyrën!
Ekziston një arsye pse gjethet kanë një formë dhe strukturë të caktuar në natyrë: janë evolucionare dhe funksionale. Kjo është ajo që menduan studiuesit në......

Singapori cilësohet si ekonomia me lirinë më të madhe në botë - Hong Kongu zbret nga 'froni' pas 53 vitesh!
Singapori ka rrëzuar Hong Kongun nga froni për t'u bërë ekonomia me lirinë më të madhe në botë, sipas një raporti të publikuar nga Instituti kanadez Fraser.......

Turqia, sërish e lakmuar nga investitorët e huaj - Miliarda dollarë “rrjedhin” në vend pas ndryshimit të politikës ekonomike
Turqia ka nisur një fushatë të madhe për të tërhequr investime të mëdha të huaja - dhe duket se këto përpjekje kanë filluar të rezultojnë të suksesshme pasi......

100 miliardë dollarë kosto e vjedhjeve në SHBA - Objektivi kryesor, dyqanet luksoze në qendrat tregtare
Sulmet masive nga hajdutët në dyqanet luksoze të qendrave tregtare shkaktojnë një kosto prej 100 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas......