“Gjethja” fotovoltaike që ‘kopjon’ natyrën!
Ekziston një arsye pse gjethet kanë një formë dhe strukturë të caktuar në natyrë: janë evolucionare dhe funksionale. Kjo është ajo që menduan studiuesit në Imperial College në Londër kur patën idenë e gjethes PV, një teknologji e re fotovoltaike e frymëzuar nga forma e gjetheve. Panelet konvencionale mund të kapin 10% deri në 25% të energjisë diellore, duke e kthyer atë në energji elektrike, por duke e lënë pjesën më të madhe të papërdorur.
Problemi është se, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës, e gjithë kjo energji e tepërt tenton të mbinxehë sistemet, të cilat duhet të ftohen nëpërmjet rrjedhave të ujit ose ajrit. Prandaj, përveç shpenzimit të energjisë shtesë, ndikon edhe vetë efikasiteti i qelizave.
Prandaj, shkencëtarët britanikë u përpoqën të rimendonin arkitekturën e paneleve në mënyrë që ato të mund të gjeneronin energji elektrike, nxehtësi dhe ujë të pastër, duke rritur gjithashtu efikasitetin. Për të realizuar këtë arritje ata kërkuan frymëzim te bimët, të cilat e kryejnë këtë punë çdo ditë.
Kështu, duke studiuar strukturën dhe funksionimin e saj, shkencëtarët arritën në shpikjen e "gjethes fotovoltaike", e bërë me materiale me kosto të ulët. Vëmendja e studiuesve është kthyer kryesisht tek procesi i transpirimit, i cili mundëson transportimin e ujit nga rrënjët deri te majat, duke ndihmuar në përfundimin e fotosintezës.
Në detaje, gjethja PV përbëhet nga fibra natyrale që lëvizin ujin nga një rezervuar i jashtëm drejt qelizës diellore dhe që e lejojnë atë të mbulojë të gjithë sipërfaqen përpara se të avullojë. Avujt e ujit dhe nxehtësia e tepërt më pas kapen nga një kolektor së bashku me energjinë elektrike të prodhuar dhe gjithçka ruhet në një sistem inteligjent.
Sipas studiuesve, aplikimi i këtij dizajni inovativ në teknologjinë fotovoltaike në të gjithë planetin do të ndihmonte në përshpejtimin e tranzicionit global të energjisë, duke çuar në një sërë përfitimesh konkrete: të tilla si 10% më shumë energji elektrike e prodhuar dhe më pas prodhimi i mbi 40 miliardë metra kub të freskët uji çdo vit, për të mos përmendur që teknologjia e re nuk përdor materiale poroze të shtrenjta, ventilatorë, njësi kontrolli apo pompa, duke gjeneruar kështu kursime të konsiderueshme edhe në kostot e prodhimit dhe të depozitimit të mbetjeve.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Singapori cilësohet si ekonomia me lirinë më të madhe në botë - Hong Kongu zbret nga 'froni' pas 53 vitesh!
Singapori ka rrëzuar Hong Kongun nga froni për t'u bërë ekonomia me lirinë më të madhe në botë, sipas një raporti të publikuar nga Instituti kanadez Fraser.......

Turqia, sërish e lakmuar nga investitorët e huaj - Miliarda dollarë “rrjedhin” në vend pas ndryshimit të politikës ekonomike
Turqia ka nisur një fushatë të madhe për të tërhequr investime të mëdha të huaja - dhe duket se këto përpjekje kanë filluar të rezultojnë të suksesshme pasi......

100 miliardë dollarë kosto e vjedhjeve në SHBA - Objektivi kryesor, dyqanet luksoze në qendrat tregtare
Sulmet masive nga hajdutët në dyqanet luksoze të qendrave tregtare shkaktojnë një kosto prej 100 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas......

Plani i Serbisë për furnizimin me gaz - Tubacion i ri me dy drejtime me Maqedoninë e Veriut
Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi ka nisur inspektimet në zonën ku do të ndërtohet gazsjellësi kryesor me dy drejtime që lidh......

Kosova “dorëzohet” ndaj eurove false - Monedhat dy euro, vështirë të dallohen
Në një nga kafenetë e Prishtinës, stafi ka hequr dorë nga kontrolli për të verifikuar nëse monedhat 2 euro që njerëzit përdorin për të paguar janë origjinale,......

Greqia konfirmon të ardhura rekord nga turizmi - Regjistrohen 20 miliardë euro dhe 35 milionë turistë të huaj në 7 muaj
Turizmi grek ka shënuar një rekord të ri të ardhurash deri më tani këtë vit, sipas shifrave zyrtare, ndërkohë që ka ende kërkesë të fortë për udhëtime drejt......

Vendimi i parë i këtij lloji i KE-së në sektorin e mbrojtjes: Kompania e granatave të dorës gjobitet me 1.2 milionë euro!
Rasti është vendimi i parë i kartelit të Komisionit Europian në sektorin e mbrojtjes. Komisioni Europian ka dënuar kompaninë gjermane të mbrojtjes Diehl me një......

Mete takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Në diskutim marrëdhëniet ekonomike dhe Procesi i Berlinit
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith. Në këtë......